FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Helmohen nga ushqimi dasmorët, përfundojnë në spitalin e Durrësit. Arrestohet pronari i lokalit

Disa persona raportohet se kanë përfunduar në Urgjencën e Spitalit të Durrësit, me shenja të helmimit.

Paraprakisht dyshohet se bëhet fjalë për rast të helmimit nga ushqimi.

Personat e helmuar kanë qenë në një dasmë dhe menjëherë pas përfundimit të saj janë ndjerë keq. Ata janë transportuar menjëherë drejt Urgjencës së Spitalit. Sakaq policia ka nisur hetimet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lidhur me këtë ngjarje janë arrestuar dy persona, pronari i restorantit dhe kuzhinieri, ndërsa mësohet se numri i të helmuarëve nga ushqimi është 5.

Swiss Digital Mobile Reklama

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasit Pajtim Kacani, 50 vjeç (pronari i një restoranti) dhe Bledar Hasa, 33 vjeç (kuzhiner), të 2 banues në Durrës, pasi ditën e djeshme, gjatë një ceremonie martesore, dyshohet se janë helmuar nga ushqimi 5 shtetas të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve”, bën me dije policia e Durrësit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?