FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Heqja e imunitetit të Berishës dhe arrestimi? Felaj tregon rastet kur bie kërkesa e SPAK-ut

Sali Berisha është kryefjalë e politikës pas kërkesës nga SPAK drejtuar Kuvendit për arrestimin e tij. Nënkryetarja e Kuvendit, deputetja e PS-së Ermonela Felaj ka shpjeguar hapat që do të ndiqen nga Kuvendi për heqjen e imunitetit të Sali Berishës. Ajo theksoi se do të dëgjojnë të dy palët dhe SPAK dhe Sali Berishën në mbledhjen e Këshillit të Mandateve dhe në Kuvend.

Po ashtu Felaj nënvizoi se nëse Kuvendi nuk e shqyrton çështjen e Berishës për tre muaj radhazi, kërkesa e SPAK drejtuar parlamentit bie.

“Ne jemi aty për të dëgjuar palët, SPAK nga njëra anë dhe deputetin e kërkuar nga ana tjetër. Kuvendi ka të drejtë që me votim të hapur të marrë vendimin përkatës, të japë ose jo autorizimin. Nëse Kuvendi do e mbante këtë çështje të pashqyrtuar për tre muaj atëherë objekti i kërkesës së SPAK do bie”,-tha ajo në ”Euronews Albania”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?