FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Heqje mandati për deputetët “non grata”? Ilirjan Celibashi: Duhet ndryshuar ligji

A përbën shpallja “non grata” shkak për të humbur mandatin e deputetit? Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, është i mendimit se ligji për dekriminalizimin nuk e ka të specifikuar qartë këtë çështje.

Ai sugjeron ndërhyrje ligjore që do të shmangnin interpretimet e debatet në zbatim.

Ndoshta disa përkufizime në lidhje me kushtet e ndalimit. Duhet të ketë qartësi më të madhe në kodin zgjedhor në mënyrë që të mos jenë pjesë e diskutimeve apo interpretimeve, sipas interesit politik apo interesave të tjera”, shprehet Celibashi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ligji i dekriminalizimit është cilësuar nga juristët si tepër i rëndë, por për drejtuesin e KQZ, efektet e tij kanë qenë pozitive.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në tërësi ky ligj ka justifikuar qëllimin edhe pse secili prej nesh ka kriticizmin e vet se sa proporcional është ky ligj për të pasur institucione përfaqësuese të pastra në kuptim të përbërjes së tij”, shtoi Celibashi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?