Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Haris Vongli: Heronjtë e kohës tonë

Aktualitet E shtunë, 11 Prill 2020 18:19
Haris Vongli: Heronjtë e kohës tonë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Haris Vongli-

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Do të ishte hipokrizi dhe e pavend nëse do të pretendonim se mjekët dhe infermierët, madje gjithë stafi spitalor, janë duke bërë thjesht detyrën e tyre, në përballje me kasapanën që ka për tendencë të bëjë virusi më i fundit që i kanoset jo vetëm Shqipërisë por shoqërive në mbarë globin. Bluzat e bardha, me fisnikërinë, modestinë dhe durimin që i karakterizon fort, janë heronjtë e vijës së parë që ndeshen me COVID-19. Faktet tregojnë se heronjtë tanë jo vetëm që punojnë me profesionalizëm, përkushtim, sakrifica dhe palodhshmëri, por punojnë, mbi të gjitha, në kushte aspak të lehta, siç shumë prej tyre shprehen me zë apo pohojnë në heshtje, pa informacionin e domosdoshëm, mjetet e duhura, shpërblimin e merituar apo edhe sigurinë për jetën e tyre. Çdo lëvizje e vijës së parë sot, pra bluzave të bardha në krye të detyrës, përbën rrezik jo vetëm për jetët e tyre, por familjet dhe të afërmit. E sidoqoftë ata nuk stepen.
Para disa ditësh, nëna ime u shtrua, për një peridhë kohore 10 ditore, pranë Neurologjisë, në QSUT, e bashkë me të, e gjithë jeta ime u zhvendos në dhomat e shtrimit, korridorët dhe zyrat e mjekëve e infermierëve të atij Spitali. Në kushtet e ndodhura, jeta ime nisi të transformohej në shumë dimensione, ku unë jo vetëm po përballesha me problemin shëndetësor të saj, por po mësoja gjithçka nuk dija më parë, nga shëndetësia, mjeksia, Spitali, sëmundjet specifike të kuruara atje, diagnozat, aparaturtat mjeksore, medikamentet, ushqimi, ngarkesa shpirtërore e psikologjike, etj. Në këtë rrugëtim shqetësues, por gjithsesi thellësisht të rëndësishëm për botëkuptimin tim, unë nisa të ndryshoj shumë koncepte mbi mjeksinë dhe të ridimensionoj brenda meje vlerat e pakrahasueshme të bluzave të bardha, profesionit të tyre dhe moralit që mbartin për shoqëritë kudo në botë; kjo falë kategorive që njoha gjatë 10 ditëve të mia në Spital, mjekët, infermierët, sanitarët, stafin spitalor në tërësi, dhe pacientët e familjet e tjera të ngjashëm me ne, që ndryshuan jetën time.
Nuk isha emocionuar apo ndierë kurrë më e sigurtë për jetën time dhe të mamasë time përpara se të njihja stafin e Neurologjisë. Më mungojnë, më mungojnë shumë – duke mos patur as mundësinë t’i rishoh, në këto ditë të vështira pandemie për ne, por mbi të gjitha për ata që përballen çdo ditë me pacientë të cilët veç sëmundjeve të lidhura me neurologjinë, mund t’u ndodhë të vihen në kontakt edhe me pacientë të infektuar me “coronavirus”, aq më tepër mjekët dhe infermierët që qarkullojnë në ato pjesë të Spitalit që presin pacientët me COVID-19. Këta mjekë dhe infermierë janë jo vetëm miq të mitë, por janë heronj, para të cilëve duhet të jemi mirënjohës, të përulur dhe krenarë. Lutem për ta dhe i pyes gjithnjë, a jeni mirë? Unë ndihem e lumtur përtej fjalëve, sa here ata përgjigjen, po.
Nëse do të kthehesha pas në kohë, mjeksia do të ishte profesioni që do të zgjidhja dhe nuk do ta zëvendësoja me asnjë tjetër në botë.

Mund t'ju interesojë

Bushati: Policia është dëm kolateral

Bushati: Policia është dëm kolateral

Para 7 orësh
”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Para 7 orësh
Sjellja e policisë në protestë, Metani: Përdorimi i gazit 40 milimetra, është për pjesën ushtarake

Sjellja e policisë në protestë, Metani: Përdorimi i gazit 40 milimetra, është për pjesë...

Para 8 orësh

Ata janë ndryshe, nuk janë si ne. Kompromiset që ata bëjnë, pra midis jetës si njerëz të thjeshtë dhe fushëbetejës së përditshme me shëndetin tonë, janë teori e praktika që tejkalojnë çdo gjë të shkruar apo imagjinuar. Nëse nuk je në vendin e tyre, është besoj e vështirë ta kuptosh misionin e tyre.
Ata janë mjekë, është profesioni i tyre, por ajo çfarë spikat në këtë periudhë esktremesh shëndetësore, sociale e ekonomike, është fakti se nuk është virusi që vjen tek ata, por janë bluzat e bardha dhe gjithë stafi spitalor që shkojnë tek COVID-19, për t’u kujdesur për pacientët e prekur nga virusi “Corona”, të cilët janë jo vetëm raste për t’u kuruar, por edhe studiuar me vigjilencë, pikërisht për faktin se ky virus është sa kompleks, i ri, i rrezikshëm, aq edhe i panjohur dhe ndryshon, jo vetëm nga pacienti në pacienti, por edhe nga shteti në shtet, e kështu e gjithë bota gjendet përballë një ndër sfidave më të mëdhaja të ekzistencës së saj. Dhe aty, në vijë të parë, janë heronjtë e vërtetë, bluzat e bardha. Ata meritojnë të gjitha trofetë. Me përulësi, Faleminderit.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 6 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 6 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 7 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 7 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 7 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 10 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 9 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

4 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 6 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.