Hetim nderkombetar per korrupsionin me te madh ne historine e vendit, mega aferen e korrupsionit ÇEZ – Rama – Meta

 

 

Nga Sali Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama

(Fjala e tij ne parlament)

Swiss Digital Mobile Reklama

Te dashur miq, sot me dy nderhyrje ne Parlament zbertheva me fakte aferen me te madhe te korrupsionit keto 25 vitet e fundit, marreveshjen Rama – Meta – ÇEZ sipas dokumentave te kompanive me serioze nderkombetare, Rama – Meta, me marreveshjen e nenshkruar, kompanine ÇEZ, ne kundeshtim flagrant me interesat e qytetareve shqiptar, me keshillat e studiove te famshme ligjore kane gjobitur çdo qytetar shqiptar me 1100 euro. Kjo eshte arsyeja pse sot shqiptaret paguajne energjine elektrike me shtrejte se te gjithe popujt e tjere ne rajon, dhe ne proporcion me rrogen e paguajne 2 – 5 here me shtrenjte

Afera e CEZ eshte afera me e madhe e korrupsionit keto 25 vite sepse Rama dhe Meta, me marreveshjen korruptive sipas kompanive nderkombetare te Auditit, i falen ÇEZ-it 1 miliarde euro detyrime ndaj KESH, OST, tatimeve, doganave te vendit dhe rreth 3.2 miliarde kerkesa per demet e medha qe ju kishte shkaktuar sipermarrjeve shteterore dhe private si dhe vet Korporates se Shperndarjes se Energjise pasi kishte investuar vetem 7% te planit te detyrueshem per investime.

Afera Rama – Meta – ÇEZ eshte nje akt korrupsioni i paimagjinueshem pasi kjo marreveshje me disa nene te saj nderpret te gjitha padite civile dhe penale te pales shqiptare ndaj vjedhjeve, abuzimeve te medha te ÇEZ. Rikujtoj ketu se
Avokatura e Pergjithshme e Shtetit kishte paditur ne Prokurori kopmanine DIA te Kastriot Ismailaj dhe 6 kompani te tjera te huaja dhe vendit, te kontraktuara nga ÇEZ, qe per te mbledhur borxhet dhe faturat e energjise kishin vjedhur ne bashkepunim me drejtuesit e ÇEZ nga parate e paguara per energji nga qytetaret shqiptare mbi 100 milione euro dhe i kishin transferuar ato ne parajsat fiskale ne bote, çdo gje ne kundershtim te hapur me ligjet e vendit. Marreveshja Rama – ÇEZ nderpreu me nene te vecanta padite penale dhe civile ndaj tyre.

Marreveshja ÇEZ- Rama – Meta eshte afera me e madhe korruptive sepse, siç doli nga botimet ne seancen e arbitrazhit ne Vjene, Kastriot Ismailaj, i denoncuar nga qeveria e meparshme per larje parash, ishte promovuar dhe propozuar nga Meta per anetar te keshillit mbikqyres. Meta akuzohet nga avokati i studios te qeverise shqiptare Clifford and Chance, Tim Schrieber, se ai ka marre ryshfet miliona euro nga Kastriot Ismaliaj dhe se fundi ish drejtori i ÇEZ, Hajsek, ka deklaruar se Meta si minister i jashtem ka negociuar me te per Kastriotin dhe kompanine e tij per te bashkepunuar me ÇEZ.

Per te gjitha keto, PD kerkon doreheqjen e Ilir Metes per ti hapur rrugen hetimit per kete afere. Por Edi Rama, si autori dhe firmatari i marreveshjes me ÇEZ- in si aktin me korruptiv ne historine e vendit, mbron Ilir Meten vetem e vetem per te mbrojtur veten e tij! Per te gjitha keto kerkova dhe do te kerkoj hetim nderkombetar per mega-aferen e korrupsionit Rama – Meta – ÇEZ.

Per ata qe jane te interesuar per fjalen time te plote kane me poshte tekstin e saj! sb

– "Zoti kryesues i seancës, zonja deputete, zotërinj deputetë, 
zotëria, i cili është unik këtu për t’u bërë dëshmitar me dokumenta të rreme, për të patur përpara një akt normativ të Adil çarçanit dhe për ta paraqitur si të Sali Berishës, për të paraqitur tabela që nuk ekzistojnë, por kjo është puna e tij. Këtu do ndalem në një moment kyç. Shtroi një pyetje, dhe për herë të parë më duhet ta them këtu se duhet ta falenderoj. Po, të jem i sinqertë, sepse shtroi pyetjen për CEZ-in. Bravo. CEZ, duhet t’u them këtu shqiptarëve, atë që u kam thënë në çdo dalje në këtë platformë, është vjedhja më e madhe, është grabitja më e madhe, është plaçkitja më e madhe që u ka bërë ndonjëherë në histori një kryeministër dhe një kompani, Edi Rama dhe CEZ-i. çështja e CEZ është ngritur në mënyrë të përsëritur nga ne, është ngritur me tezën se ky është korrupsioni më i madh në historinë e vendit. Këto ditë mediat kanë zbuluar një akt tjetër korruptiv, sipas të cilave njëra nga kompanitë e kontraktuara nga vet CEZ-i, DEP International e nje fare “nacionali” që quhet Kastriot Ismailaj, ka dhënë rryshfet ministrit të jashtëm të asaj kohe. Nga ana tjetër, një padi tjetër vjen nga ish administratori i CEZ, se Ilir Meta ministër i jashtëm, e ka takuar në Pragë dhe ka negociuar me Hasek-un për Kastriot Ismailajn. Deklaroj këtu me përgjegjësi të plotë, se Ilir Meta si ministër i jashtëm nuk ka patur asnjë tagër, asnjë detyrë, për të negociuar me CEZ për asnjë lloj problemi të asaj kohe.

Me CEZ-in ka qënë i ngarkuar ministri i tij Edmond Haxhinasto, ka qënë e ngarkuar Ministria e Financave, ka qënë i ngarkuar grupi i punës i përbërë nga të gjithë të tjerët por në asnjë rast e në asnjë rrethanë, nga asnjë zyrtar i ministrisë së punëve të jashtme. Kurrë! Cilat janë motivet që e kanë shtyrë Ilir Metën të takojë në Pragë Hasekun, të negociojë për Kastriot Ismailaj, ato duhet ti shpjegojë ai ndaj dhe ne kemi kërkuar dorëheqjen e tij në mënyrë që të shpjegojë gjithçka për këtë çështje. Edhe nje herë e them, është akuzuar nga Tim Schreiber, se është paguar rryshfet nga Ismailaj atij, këtë akuzë ja transferoi Vilson Ahmetajt, i cili tha se s’ka asnjë lidhje. Po atëherë nëse nuk është Vilsoni është Përparimi. Po përparimin nuk e emëroi Sali Berisha, por Edi Rama. Tani, a është ky korrupsioni më i madh në historinë e vendit? Jo. Nëse është i vërtetë, dhe unë them se duhet hetuar me çdo kusht, është një akt i mirëfilltë korruptiv. Më i madhi, më i tmerrshmi është ai që gjobiti shqiptarët çdo qytetar të këtij vendi me 1100 euro gjobë nga marrëveshja që bëri në prapaskenë Edi Rama, mundet i ndikuar ose jo, e kam thënë edhe atëherë, nga Stefan Fule, i biri i të cilit ishte eksponent kryesor i CEZ. E kam shkruajtur këtë. Sali Berisha është marrë padiskutim me këtë problem madhor që u krijua nga kompania. Cështjen e CEZ te Sali Berisha e ka ngritur kryeministri Neças në vizitën e tij në Shqipëri dhe ka marrë atë përgjigje që mund të më takonte ti jepje, si një njëri që në mënyrë absolute nuk merrte përsipër të dëmtonte qoftë dhe një herë të vetme sipërmarrjen çeke por do mbronte me vendosmërinë më të madhe interesin publik. Dhe kolegu im u largua nga Shqipëria me sigurinë e madhe të një qëndrimi transparent. Pas tij dërgoi presidentin e CEZ-it, Benek, përcaktuam disa pika. Fatmirësisht Banka Botërore ishte në çdo hap e pranishme sepse ishte ajo që kishte menaxhuar, krahu tregtar i saj, procesin e privatizimit. Me të gjitha ato që ranë dakort me Benek ata nuk respektuan asnjë. Arsyet ishin të tyre, detyra ime ishte të mbroja interesin publik.

Shkeljet e CEZ dhe me të gjashtë kompanitë që mori për mbledhjen e borxheve, e para DIA, e dyta Milan Marcl, e të tjerat me rradhë, që të gjitha janë dërguar për ndjekje penale dhe ja ku është kallzimi penal për to (tregon dok). është bërë kallzim penal për të gjitha këto kompani në prokurorinë e shtetit pasi këto, së bashku me CEZ kanë vjedhur shuma kolosale, para për të cilat CEZ u përpoq ti përjashtonte si shpenzime dhe ERE nuk ja njohu kurrë, por ai ishte një mekanizëm i qartë si kristal, si drita e diellit korruptiv dhe vjedhje dhe që ne i referuam që të gjitha në prokurorinë e shtetit. Kush të dojë ka këtu kallëzimin penal të bërë në emër të qeverisë shqiptare nga zonja Ledina Mandia. Por çfarë ndodhi tjetër? Pasi qeveria ime faktoi me kompani ndërkombëtare se CEZ, i cili i kërkonte Shqipërisë 200 mln euro dëmtime, i detyrohej Shqipërisë me fatura së paku 1 mld euro detyrime ndaj OST, detyrime ndaj KESH-it, prodhuesit, detyrime të tjera, pa ardhur akoma raporti që shkon deri 3.2 mld me claimet por këto vetëm fatura. Le ti heqim, ti marrim të mirëfillta paditë e CEZ-it se ishin 200 mln euro, duke i zbritur këto ngeleshin 800 mln euro. Po pse Rama është njëriu që kreu aktin më korruptiv në historinë e vendit me CEZ-in? Ja u them unë. Sa erdhi në pushtet, në përputhje me marrëveshjet, kreu i qeverisë së vendit në një shkelje flagrante të interesit kombëtar, në një shkelje flagrante të interesit publik, deklaroi se CEZ-it i është hequr liçensa me të padrejtë nga Sali Berisha, deklaroi se janë bërë veprime të gabuara ndaj kompanisë. Ja ku i kam deklaratat e tij. çfarë do të deshte më shumë një kompani se sa deklaratat e një qeverie pasardhëse, se u penalizua me pa të drejtë nga paraardhësi i tij, nga qeveria paraardhëse? ç’kërkonte ajo më shumë nga arbitrazhi se sa këtë dëshmi? A mund të kishte dëshmi më të vlefshme? A mundet një njëri të shkelmojë në mënyrë flagrante interesat e vendit të tij siç bëri ky zotëria (Rama), në përputhje me marrëveshjen që kishte arritur para zgjedhjeve. Kishte një arbitër ndërkombëtar. Arbitri ndërkombëtar i tha qeverisë sime dhe qeverisë pasardhëse se nuk zgjidhet me pajtim, sepse ju e keni të pastër rastin, ju e fitoni rastin, i keni të gjitha dokumentat në rregull. Ky arbitër është arbitri që fitoi betejën me Mamidolin, ishte arbitri që kishte fituar të gjithja çështjet që i kishim besuar ne. Dhe këta në vend se të dëgjonin këshillën e tij mbi të cilën zoti Haxhinasto kishte pregatitur atë dokument që quhet “harta e rrugës” për të gjitha masat që duheshin marrë, hapa që duhet të ndiqeshin. Por çfarë hapash kur kreu i qeverisë kaloi në anën çeke, kaloi në anën e atyre që vodhën në mënyrë monstruoze. Ja ku i kam, mund të ja u lexoj këtu, vjedhjen që ka bërë Milan Mercl me Kastriot Ismailaj, e paimagjinueshme. Mund tju lexoj raportet që kanë prurë këtu ekspertë, kompani ndërkombëtare, që kompania CEZ ka bërë vetëm 7% të investimeve të detyrueshme. Pra nuk ka bërë 93% të investimeve. Dhe kreu i qeverisë për shkak të marrëveshjes dilte publikisht duke thënë se fajin e ka qeveria paraardhëse, se CEZ është trajtuar në mënyrë të padrejtë. CEZ është trajtuar në përputhje me ligjin ndërkombëtar, në mënyrën më të përgjegjshme dhe dinjitoze, dhe padia jonë nuk përfshin vetëm firmat, përfshin drejtuesit e CEZ-it, bashkëpunëtorë të plotë në vjedhjen e CEZ sha në Shqipëri. Në vitin 2012, agjensia e luftës kundër larjes së parave e dërgon Kastriot Ismailajn, për ndjekje në prokurori për larje parash. Drejtori i kësaj agjensie thërritet për të dhënë shpjegime në prokurori për akuzën e tij. Të gjitha këto janë të dokumentuara. Por çfarë bëri ky zotëria mbrapa? Nuk ndoqi asnjë nga proceset në vazhdim, përkundrazi, kreu aktin më të paimagjinueshëm. Në marrëveshjen që e shndërroi në ligj në këtë parlament me një nen të caktuar pushoi të gjitha paditë penale dhe civile ndaj CEZ. Një akt i shëmtuar ky. Parlamenti mund të bëj amnistira por Parlamenti nuk mund të bëj kurrë ligj për të marrë pushtetin e institucioneve të tjera të pavarura të drejtësisë. Nuk ka asnjë tagër se si parlamenti, jashtë kuadrit të amnistisë, të mund të pushojë procese penale ndaj CEZ-it. Këtë e bëri Edi Rama. Pra, edhe një herë, vjedhja që i keni bërë me CEZ.-in shqiptarëve ëshët vjedhja më e tmerrshme që ka rënë mbi supat e tyre ndonjëherë në këto 24 vite. Gjithçka është bërë që të favorizohet CEZ. A e dini ju që Kastrioti dhe CEZ kishin të njëjtën studio avokatie dhe më e forta është se avokatja e shtetit, Hicka, që përfaqësonte Edi Ramën kishte për kundërshtar, shkëlqesinë e tij, burrin e saj që përfaqësonte Kastriotin. Po a mund të ndodhi kjo normalisht?

Zotërnj, në dhetor të vitit 2013 dhe në shkurt të vitit 2014 zotëria këtu mbrapa ka dalë publikisht dhe ka pranuar se heqja e liçensës ka qënë një gabim i madh dhe përgjegjësit do të kallzohen në prokurori dhe kërcënonte zyrtarët e qeverisë sime me prokurorinë. Ne ketu jemi vetëm në fillim të kësaj çështjeje. Ndërkohë, që në shkurt pastaj e kthyen në të kundërt. Po kur ishe i vërtetë? Ishe i vërtetë në dhjetor apo shkurt apo ishe i vërtetë në raport i cili thoshte se ka qënë e drejtë heqja e liçensës? E njëjta gjë zëdhënësi i tij për energjitikën, që fliste sikur të ishte punonjës i CEZ. Ishte një gafë e madhe thotë heqja e liçensës së CEZ. Ky skandalozi që u thoshte shqiptarëve se po të prodhohet më shumë energji rritet çmimi i saj apo se nafta ska ndonjë vlerë. Po këto, akuzuan institucionet se nuk u ngrit padia. E thonë këta që mbyllën padinë, këta që bën ligjin kundër padisë. Të gjithë këtë fushatë e ndërmorrën për të mbuluar firmosjen e marrëveshjes së turpit, të korrupsionit më të madh në historinë e vendit. Marrëveshje për të cilat përjashtuan firmat që ishin kundër saj sepse kjo marrëveshje binte në kundërshtim flagrant me interesat e taksapaguesve shqiptarë. Kjo marrëveshje ishte një marrëveshje e firmosur në kulisë para zgjedhjeve nga Edi Rama, me ata të cilët ndofta i kishin financuar fushatën elektorale. Kjo marrëveshje, dy javë më parë mediat shkruanin se gropa e proshuesit të energjisë në Shqipëri, që prodhon me koston më të ulët, është 350 mln euro, dhe ndiqja e lexoja shkrimin e gazetarit që bëntë analizën e tij por në fakt ishte shumë larg të vërtetës. 350 mln euro është borxhi që CEZ, paratë që CEZ i ka grabitur kësaj sipërmarrjeje dhe që ja ka bërë dhuratë Edi Rama që ndërpreu arbitrazhin, që nuk ndoqi këshillat e studios së famshme Garafi. Përkundrazi, filloi me stilin e vjetër të policisë sekrete të ndërmarrë hetime se kush e ka rekomanduar Karafin, se nga e gjetëm këtë studio, se kishte fatkeqësinë e madhe studio se kishte fituar Mamidolin, kishte fatkeqësinë e madhe se kishte fituar një seri arbitrazhesh me këtë studio. Ndaj dhe nuk mund të merrej sepse do fitohej çështja.

Sigurisht që veprimet mund të bëheshin dhe më shpejt, por ato donin kohë, sepse ato ishin fatura, duheshin mbledhur. Por meqë i kërkon ti them unë veprimet. Veprimet janë këto: me 4 tetor të 2012 janë kontaktuar firmat e sugjeruar nga BB, me 16 tetor të 2012, në ditëlindjen e babit tënd shpirtëror, ndikimi i brendshëm i situatës nga METE, OST, dhe KESH; me 30 tetor 12 urdhëri i ministrit të drejtësisë për fillimin e procedurave të kontraktimit të studios ligjore; me 1 nëntor 12 urdhëri i ngritjes së grupit të punës për CEZ; me 5 nëntor shpallen fituese dy firmat ligjore të paraqituara në garë; me 15-16 nëntor takimi i parë në Tiranë me avoketërit ndërkombëtar, ministrinë e financave, KESH, OST, ERE, METE kryesuar nga ministri Haxhinasto; me 19 nentor masa e sigurisë në lidhje me detyrimin e CEZ për mosndërprerjen e energjisë në sektorin publik, 20 nëntor dërgimi i një letrë CEZ As në lidhje me situatën që ka krijuar në Shqiperi dhe propozimin për të dalë nga situata e krijuar, në të cilën është vënë në dukje se CEZ po përpiqet të pregatisë rastin për një arbitrazh investimesh por nga ana tjetër është në shkelje të plotë të detyrimeve kontraktore; me 21 nëntor CEZ kërkon tërheqjen e kredisë 60 mln euro, natyrisht nuk lejohet; me 2 dhjetor 2012 plan veprimi për procesin e negocimit pme CEZ dhe bisedimet në Vjenë; me 4 dhjetor 2012 takim në Vjenë CEZ i kërkon Shqipërisë 400 mln euro, pala shqiptare i kërkoi CEZ-it 1 miliardë euro; me 5 dhjetor letër nga KESH te CEZ për pagesat e faturave të papaguara; me 17 dhjetor CEZ nxorri në shitje aksionet; me 18 dhjetor qeveria shqiptare bën deklaratën djhe i dërgon një letër CEZ-it; me 24 dhjetor i dërgon një letër tjetër CEZ-it mbi përgjegjësitë civile dhe penale si rezultat i braktisjes së kompanisë dhe shkatërrimit të saj; miratohen dy vendime të Këshillit të Ministrave; me 30 dhjetor 12 varianti i fundit i road map në lidhje me ndjekjen e rastit, ku hapi i parë do të ishte keqja e liçensës, udhërrëfyesi i pregatitur nga studio ligjore e kontraktuar; në nëtor të vitit 2012, pas dështimit të nëgociatave, studio ligjore konsultoi qeverinë shqiptare dhe e sugjeroi të heqë liçensën. Dëme të rrjedhura nga mosrealizimi i masës së investimeve të nevojshme për përmbushjen e detyrimeve të CEZ As sipas kontratës për shitblerjen dhe abuzimit të pasurive të CEZ, shpërndarje të vlerësuara përafërsisht në masën 700 mln euro. Në 19 prill garafi ka dërguar një letër për avantazhet e pajtimit, akoma nuk janë përfunduar raportet dhe nuk duhet të pranoni pajtimin për disa arsye dhe qeveria jonë e mori për bazë. Me rradhë janë këtu të gjitha bllokimet që bëtë deri sa shkuat dhe ndatë me kompaninë çeke qindra milionë euro të taksapaguesve shqiptarë. Avokatura e shtetit me datën 24/7/2014 ka depozituar në prokurorinë e rrethit gjyqësor Tiranë, seksioni task forcë, padinë për vepra penale të kryer nga CEZ shpërndarje, drejtuesit dhe kompanitë e mbledhjes së borxhit, kjo në konsultë me arbitrin ndërkombëtar. ka lënë gati firmën për kompaninë tjetër, këta që erdhën mbrapa e firmosën atë. Një kompani e cila është BDO. Pra siç e shihni gjëja më e tmerrshme që u ndodhi shqiptarëve, një aferë që e kishin 100% të sigurtë, e gropozi Rama me Metën, në një kohë kur ish ministri i energjitikës kishte qënë i pranishëm në çdo hap dhe skishte kundërshtuar asnjë hap të vetëm të ndërmarrë nga qeveria por aty pastaj u ndanë paratë. Per ta mbyllur, pa diskutim që kastriot Ismailaj është një akt i shëmtuar, korrupsion i mirëfulltë, i përhapur, metastatik dhe ajo duhet të hetohet në çdo qelizë, por megaafera e tmerrshme e CEZ është marrëveshja që firmosi Rama në kulisa e cila u kushtoi shiptarëve atë që thotë Schreiber që thotë se kjo është një afërë korruptive e përmasave të paimagjinueshme sepse Schreiber ka parë cilat kanë qënë rekomandimet e Grafait, avokatit ndërkombëtar të Shqipërisë, ku janë bazuar këto rekomandime dhe ka parë marrëveshjen, në shkelje flagrante të çdo interesi publik, ka parë gjobën me 1100 euro të çdo qytetari shqiptar. Per të gjitha këto ne nuk do ta lëmë kët. Ne e kemi diskutuar gjerësisht dhe në mënyrë absolute presim meqënëse institucione të tjera janë në shqyrtim të çështjes dhe është jo e lehtë të interferosh në punët e tyre por në mënyrë absolute akti i parë dhe më kryesor është hetimi ndërkombëtar i kësaj çështjeje. Nga kjo do të dilet vetëm me hetim ndërkombëtar.

Se çfarë kam unë, do të them këtu. Unë jam Sali Berisha, unë jam ky që jam 25 vjte, për një fakt të thejshtë, shumë të thjeshtë, se nuk i detyrohet kujt, cilitdo, burrë i ndershëm në çdo lloj niveli qoftë ai.

Por dhe maskara në çdo lloj niveli qoftë ai, qoftë edhe një qindarkë. Jam ky që nuk gjen njeri mbi tokë të thotë se më bëri këtë nder në shkëmbim të këtij nderi. Nuk ka grua të ndershme në çdo funksion që të jetë ,që të mund të thotë se i detyrohem një qindarkë, nuk ka grua të pandershme nga prostitutë shtylle tek nivele të larta që mund të thotë se i detyrohem një qindarkë.
Prandaj dhe, pse ju bëni interpretimet tuaja mbi këto që them është puna juaj, por unë ju thashë një të vërtetë të madhe. Nuk ka njeri në botë që mund të thotë se as i detyrohem as më detyrohet. Ka qenë ligji im ky, i pandryshueshëm.

Hetimi ndërkombëtar është i domosdoshëm se[pse kemi të bëjmë me depozita kolosale parash, parajasa fiskale, të diskutuara nga agjencitë shqiptare. Kemi të bëjmë me gropën më të madhe. Një qeveri që kërkon që me një akt të fusë duart në xhepat e qyteraëve t'u marrë aty 1200 euro, atyre që s'paguajnë dot energinë dhe vrasin, atyre që skanë kafshatën dhe ikin marrin rrugën e dheut. Nuk ka krim më të shëmtuar. Këto kisha unë, ndaj dhe ju ftoj të keni vetëm pak durim sa të përfundojnë disa institucione të tjera dhe në mënyrë absolute do të bëj çdo gjë mbi tokë që kam në dorë për t’u dalë zot taksapaguesve shqiptarë."

FJALA E DYTE:

"Së pari, dëshiroj të theksoj lidhur me diskutimin për CEZ-in, që është edhe afera korruptive më e madhe e 25 viteve të fundit, garantoj shqiptarët se nuk ka rënduar gjë mbi shpatullat dhe supet e tyre, sa ç’ka rënduar kjo mega-aferë e tmerrshme, që ka grabitur nga xhepat e tyre dhe vazhdon të grabisë të paktën 1100 euro për person.
Do të vijmë tek disa deklarata të zotërisë. Deklaruat se privatizimi është kryekëput vepër e Sali Berishës. Deklaroj këtu se, vendimi politik për të privatizuar ndërmarrjet e quajtura strategjike, është plotësisht vendim i Sali Berishës dhe asaj unë i qëndroj plotësisht. Është në konceptet e mia, por duhet të jesh i ndershëm dhe i sinqertë. Çfarë thotë ligji që keni përgatitur ju para nesh, sepse ligji i privatizimeve strategjike është i përgatitur nga ne në vitin ’90, i rimarrë nga ju dhe i plotësuar më vonë. Çfarë thotë ligji? Ligji thotë se veprimtaritë e prodhimit, transmetimit, shpërndarjes furnizimit me energji elektrike të klientëve dhe funksionimi i sistemit elektroenergjetik realizohen si shërbime publike, çka do të thotë pavarësisht se kush i ka ato. Çdo të thotë kjo? Kjo do të thotë se secili që e merr, që e prodhon e që e administron, është i detyruar ta trajtojë si shërbim publik, për ndryshe ai nuk e merr dot.
Së dyti, duke shprehur vendimin tim politik të plotë për privatizimin e tyre, në këtë parlament dhe fushata elektorale dhe kudo theksoj se privatizimi i KESH, është bërë kryekëput me ndërmjetësimin e Korporatës Financiare Ndërkombëtare apo krahut tregtar të Bankës Botërore. Është ajo, e cila ka bërë dy vite përgatitore punë. Është ajo, e cila është angazhuar në të gjitha vlerësimet bilancet etj. Është ajo, që ka marrë pjesë aktive në përpilimin e tenderit dhe është ajo që ka dëshmuar se fituesi i tenderit është kompania publike e energjetikës së Çekisë, kompania e pesat në Europë në energjetikë kompania CEZ. Nuk është vetëm ajo, janë edhe partnerë të tjera ndërkombëtare po kaq të rëndësishëm.
Lexove këtu disa kompani dhe bëre shumë mirë, vetëm dy gjëra me qëllim i mashtrove. Bëre fjalë për firma ministrash. Në asnjë nga kontrata e CEZ me këto kompania nuk ekziston asnjë firmë ministri. Ato janë kontrata mes kompanive, krejtësisht të pavarura nga qeveria shqiptare.
Kontratat pa përjashtim janë kontrata jashtë sferës publike dhe qeveritare, tërësisht. Kontrata e kompanisë CEZ me nënkontraktor privat . Gjatë gjithë jetës sime nuk kam marrë kurrë përsipër të rekomandoj qoftë edhe një nënkontraktor të vetëm shqiptarë. Pse? Sepse nuk kam njohur. Jo se mund të mos isha ndihmues, por sepse që në rastin e parë që të shqipëroja emrin e një kompania tek ai që ma kërkonte unë investoja moralisht kredibilitetin tim dhe atij mund ti lindë nevoja se ky është i këtij dhje kjo nuk mund të ndodhë dhe nuk ka ndodhur kurrë.

Për herë të parë del ky në Arbitrazhin e Vjenës Studio Clifford Chance, zbulon se Kastriot Ismailaj i është rekomanduar atij për anëtar të Këshillit Drejtues nga Ministria e Ekonomisë, e keni në koalicion ministrin, është ministër përsëri. Në mënyrë absolute nuk ka pasur asnjë tagër për një veprim të tillë.

Së dyti po në Vjenë në Arbitrazh del se bashkëkryetari i kësaj mazhorance si Ministër i Jashtëm, ka realizuar tatime me drejtuesit e CEZ dhe ka negociuar, për të kontraktuar Kastriot Ismailajn në kundërshtim flagrant me misionin e tij, detyrën që ka. Në një përgjigje që ka dhënë në emër të tij thonë se ka qenë me Edi Ramën në Pragë. Atëherë kjo më bën me dyshuar, aty thuhet se, z. Meta si Ministër i Jashtëm ka qenë me Edi Rama në mbledhjen e socialistëve europianë. Atëherë e takoi Hejsek, Edi Ramën apo ndonjë tjetër Hajsek këtë nuk e di se po ta dija e them këtu.
Së treti, meqenëse je i interesuar për të vërteta është thënë se Tim Schreiber thotë ne seance gjyqësore thotë se Ismailaj ka ndarë paratë me politikanë, me një ish kryeministër i përfolur më parë për korrupsion dhe një zyrtarë i lartë i ERE-s. Një gjë ju siguroj qytetarëve se për ju s’ka nevojë, një avokat i kalibrit të Tim Schreiber, i një firme të kalibrit Clifford Chance, që është nga gjigandët e botës të bëjë në një gjyq një deklaratë të tillë, në mënyrë absolute kurrë nuk e bën, sepse të nesërmen ikën. Kur e bën një deklaratë të tillë! E bën kur qeveria që përfaqëson ia kërkon me insistim. Ia kërkoi Edi Rama apo nuk ia kërkoi, këtë nuk mund ta them se po ta dija e them. Rasti i dytë e bën kur qeveria e vendit që përfaqëson i thotë për të goditur korrupsionin do ta thuash këtë. Ai nuk e vë reputacionin tij, pasaportën e tij, pas një deklarate të tillë pa patur garanci 100 për 100 në atë që thotë.
Ju këtu numëruar, por nuk e di nëse i numëruat të gjitha por në dijeninë time janë 7 kompani të përdorura nga CEZ. Shto edhe një problem. Vijmë tek Ismailja. A e dini ju që CEZ ia ka ripërtëri për së dyti kontratën Ismailajt, është e vërtet që ia ka ndërprerë ripërtëritjen e dytë pas një viti. Por CEZ i ka ripërtëritur për së dyti kontratën. Kur flet këtu politikisht mund të sulmosh sa të duash Sali Berishën dhe mund të trillosh sa të duash, por për të tjerët duhet të jesh i kujdesshëm . Pse? Se nuk janë këtu. Nuk the një gjë të rëndësishme. Nuk jua the qytetarëve që ERE në mbrojtje të interesit të shqiptarëve, pikërisht ai Sokol Ramadani ia ka hedhur poshtë në të gjitha rastet kërkesën e CEZ për t’ia njohur si shpenzime të zbritshme këto. Asnjë nuk ia ka pranuar dhe miratuar. Po pse? Me këtë veprim kryetari i ERES dhe grupi i ERES faktuan se këta ishin hajdut me çizme. Se pavarësisht nga kjo që ERE nuk ia miratoi nuk ia njohu kurrsesi këto, ata që vidhnin paratë e CEZ dhe pasuroheshin ndërtonin parajsën e tyre por duke dëmtuar sipërmarrjen dhe shqiptarët, ata e vazhduan aferën. A e di ti se asnjëra prej këtyre kompanive dhe rregullat nuk është e miratuar nga bordi i CEZ, është e miratuar vetëm nga dy administratorë dhe që të gjitha janë hedhur poshtë nga ERE e drejtuar nga ai grup, disa prej tyre janë aty. Është e vërtetë që ka pasur siç del nga Tim Schreiber, një ndërhyrje dhe një pagesë për ulje, por është e vërtet që vendi tjetër i detyrohet CEZ ti paguajë qindarkë për qindarkë. Këtë nuk e thua ti. Është ERE, e cila e futi në darë dhe i kërkoi të paguajë qindarkë për qindarkë ato që kishte ndikuar natyrisht jo vetëm kaq, por i mori dhe i çoi me Hajsek me Kastriot e me të gjithë një pas një për ndjekje penale në prokurorinë e shtetit, ju thatë një gjë, e vetmja që qëndron. Si ka mundësi të ndërpriten hetimet. Nuk ka akt më të shëmtuar sesa ndërprerja e hetimeve. Sali Berisha i la të gjithë në prokurori. Qeveria e Sali Berishës dhe agjensitë e saj bënë hetime dhe i nxorrën palarë siç ishin , i çoi të gjitha të thënat në prokurori. Erdhët në pushtet,e erdhi Edi Rama dhe ndërpreu hetimet. Si i ndërpreu hetimet! Po bëri ligjin ai! Vuri ligjin që ndërpritet çdo lloj padie penale civile ndaj CEZ. A keni zgjuar ndonjë here në botë ndonjë nen të tillë, ndonjë marrëveshje kurrë. Nuk ka të drejtë parlamenti të bëjë një gjë të tillë. Parlamenti amniston, dhe amniston, por jo të verë nenin që unë ndërpres çdo ndjekje. Që në këtë moment parlamenti merr përsipër funksione prokurorie, funksione gjyqësore, funksione të tjera që nuk mund ti ketë kurrë. Nuk i the këto. Nuk i the se i ka ndërprere Edi Rama, por the një gjë që unë e mbështes. The se hetimi duhet të jetë i gjithanshme. Plotësisht dakord. Ndaj hajde këtu , dilni po të doni ajrosuni pak të votojmë ligjin, të anulojmë nenin që votuam në parlament për të hequr çdo ndjekje penale dhe civile. Ta anulojmë atë dhe të jeni të sigurt që çdo njëri që ka minimumin e integritetit njerëzor dhe te dhembshurisë për këta njerëz të varfër do të gjeje që ky është korrupsioni më i madh që mund të ndodhe në historinë e një vendi. Do të gjeje se dosjet që i mbyllët ju sipas kompanive me serioze botërore. Njëra është 1 miliard dollarë detyrime kurs tjetra shkon deri ne 3.2 miliard, nuk ka diskutim që edhe ndërmarrjet tona kishin detyrim ndaj CEZ , nuk e mohoj, por klejmet e tij ishin gjithsej 200-300 milion kurse fatura tona ishin mbi një miliard.
Me duhet të lexoj edhe diçka këtu. Kjo ishte për CEZ, ne do e vazhdojmë doni apo nuk doni ju, ne nuk e lemë. Sepse të tërhiqesh para kësaj bën një krim kombëtar. Unë kam respektin më të madh për Çekinë, për qeverinë çeke, por kurrë nuk pranoja të bëja një marrëveshje të tillë siç bëri Edi Rama dhe mund ta pengonte 20 herë statusin, e pranoja dënimin në emër të moralit, të xhepave, të së drejtës së qytetarëve shqiptarë dhe në mënyrë absolute e zgjidhja problemin. Ka mekanizma ndërkombëtar që aktivizohet në këto raste nëse ti i ndjek rregullat si duhet dhe që hetojnë në mënyrë të shkëlqyer. Ju nuk latë i futët në xhep dhe i bëtë një krim të shëmtuar qytetarëve shqiptarë, hajdut që erdhën dhe vodhët në mënyrën më të shpërfytyruar ndërpretë padinë, ndërpretë proceset. Kush e bëri këtë? Ju e bëtë. Si e shpjegoni këtë. Si mund të ndërpritet një proces.

Për aktin normativ ai është akti i dështimit.
Por kam një gjë tjetër. Ja ku i keni hartat e Shqipërisë kanabiste të si vllaut Rama dhe Kokëdhima, ja ku i keni të gjitha mbi komunikatën e përditshme të Policisë së Shtetit. Ja ku e keni si ka qenë ja ku e keni si është.

Është bërë e zakonshme që këta qeveritarë ti përgënjeshtrojë mbarë bota. E nderonte himnin e nderimit ministri i jashtëm gjerman duke dalë në konference shtypi këtë dhe detyrohej ta përgënjeshtronte të nesërmen me video se nuk e kam thënë kurrë një gjë të tillë. Del zëdhënësi i Edi Ramës për rendin dhe thotë se ata që shkuan emigrantë në gjermani janë shqiptarë nga Greqia, i përgjigjet ministria e brendshme dhe i thotë janë shqiptarë që vijnë nga Shqipëria. Mund të kalojnë nëpër Greqi, por janë nga Shqipëria. Nuk mjaftoi me kaq. Lideri juaj botëror cullak në Vjenë i thotë Samitit e ka të drejtë zëdhënësi im, ata vijnë nga Greqia, janë emigrantë. Detyrohet kancelaria të bëjë përgënjeshtrim të prerë. Absolutisht vazhdoni sa të doni me këto se asgjë nuk ju diskrediton më shumë se këto. Por tani edhe një gjë të fundit, për avionin e radhës, është bërë një debat. Avioni i radhës është me 80 kg drogë që ka fluturuar nga zona e Lecces në Torino, por ka ardhur nga Shqipëria. Çfarë ndodhi këtu, doli dhe na thotë se ka deklaruar filani se nuk ka ardhur nga Shqipëria, por është i brendshëm. Po ju lexoj komunikatën. Ku thotë për transportim të drogës nga Shqipëri në bordin e një avioni ultra të lehtë. Transportonin sasi të konsiderueshme marjuane nga Shqipëri. Koçoja nuk ishte në avion, në Piemonte duke shfrytëzuar një avion ultra të lehtë të modelit dinamik për tu shpëtuar kontrollit të kufijve.

Trafiku që e kishte si bazë aeroportin turistik të Gatinarës u zbulua nga skuadra e lëvizshme në Torino që ishte bashkëpunëtore e repartit të fluturimeve të Milanos dhe të krimit të Torinos. Investigatorët kanë arrestuar 4 persona dhe kanë sekuestruara avionin. Janë 80 kg drogë të rikuperuar nga ky operacion janë arrestuar dy shqiptarë dhe dy italian, aeroplani ishte i modifikuar nga brenda njëra sedilje ishte shndërruar në sënduk droge. Avioni ultra i lehtë gjatë udhëtimit të tij nga Shqipëria në Piemonte. Bënte një ndalese teknike në Lecce pikërisht gjatë fluturimit të rikthimin nga Lece në fushën e fluturimit Gatinares ky aeroplan u ndal.
Të themi se nuk ishte nga Shqipëria, ishte nga Gusmari. Gusmari nuk është republike e Shqipërisë është republike e kanabisit edhe kjo është arsye dhe po jua pranoj.

Këto kisha.

Sali Berisha

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?