Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 21 Tetor 2026, 07:40 DW: Eksperti gjerman kritikon reagimin e Ramës Eksperti i DGAP, Nikola Xaviereff, analizon protestat në Shqipëri, qëndrimin e Edi Ramës, ndikimin e huaj dhe rolin e BE-së e Gjermanisë. Deutsche Welle:…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Thirrjet e Ramës
  • Udhëtimi i Ramës
  • Berisha thirrje
  • Seanca e Kuvendit
  • PSG-Barcelona
  • Kriza politike
  • Dhuna ndaj protestuesve
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Thirrjet e Ramës
  • Udhëtimi i Ramës
  • Berisha thirrje
  • Seanca e Kuvendit
  • PSG-Barcelona
  • Kriza politike
  • Dhuna ndaj protestuesve
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Hetim ndërkombëtar për reformën në drejtësi

Hetim ndërkombëtar për reformën në drejtësi

Editorial
E diel, 26 Janar 2020 07:52
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

-Pse ndërkombëtarët nuk pranuan të aplikohet reforma në drejtësi në Maqedoninë e Veriut dhe në Kosovë, siç ndodhi në Shqipëri? Apo Shqipërinë e përdoren si vend eksperimental, e tashmë po mundohen ta mbyllin pa zhurmë dështimin e Reformës pasi u kap nga pushteti?

Katër vite pas miratimit me konsensus të reformës në drejtësi, situata e krijuar në të gjithë sistemin e drejtësisë është kaotike. Mazhoranca thotë se kjo reformë është e suksesshme, por aktualisht Shqipëria është vendi që nuk ka Gjykatë Kushtetuese dhe as Gjykatë të Lartë. Dhe ky stiva e dosjeve në gjykatën e lartë ka kaluar te 51 mijë, çka do të duhen vite për ti gjykuar. Edhe gjykatat e apelit po veniten nga pak e përditë.

Mund t'ju interesojë

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

16 Tetor 2026, 19:16
BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

6 Tetor 2026, 20:19
Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishtinë, Petrit Malaj në Shkup

Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishti...

27 Shtator 2026, 20:22

Sistemin e ri e kanë kapur kunetërit e ministrave apo ish-ministrave të PS-së, mbesat apo kusherinjtë e drejtuesve të Rilindjes si dhe miqtë e disa të fortëve.

Swiss Digital

Procesi i Vettingut që do të largonte juristët e korruptuar, veç pikëpyetjeve për mënyrën si po kryhet ka krijuar edhe boshllëk në gjithë gjykatat e shkallës së parë dhe të apelit në gjithë vendin. Ndërkohë, teksa qeveria mburret për suksesin në këtë reformë, dy vitet e fundit nga burgjet kanë dalë kriminelët më të rrezikshëm që ishin dënuar me burgim të përjetshëm dhe të tjerë me nga 25 vjet burg. Teksa gjithë sistemi është futur në amulli, mazhoranca po shfrytëzon çdo hapësirë për të kapur postet kyçe.

Përplasja mes Presidencës dhe Kuvendit për Gjykatën Kushtetuese ishte rasti më i dukshëm ku qeveria është gati të shkelë çdo ligj vetëm që të kontrollojë çdo institucion të drejtësisë. Përveç Gjykatës Kushtetuese ku qëndrimi kurajoz dhe vendimtar i Presidentit Meta zbuloi skandalin dhe manipulimet që bëheshin në emër të Reformës nga Partia Socialiste, në institucionet e tjera të drejtësisë janë emëruar juristë që nuk kanë përmbushur kriteret ligjore dhe dihet publikisht se janë njerëz të afërt dhe me lidhje familjare me drejtues të Partisë Socialiste. Bile më keq, pasi janë fisi dhe lidhjet e Rilindjes, pasi po të ishin të PS-së edhe mund të pranohej. Sekt më kriminal dhe të rrezikshëm se Rilindja nuk ka patur Shqipëria.

Për të gjitha këto probleme që kanë vënë në pikëpyetje reformën në drejtësi, Petrit Vasili, në emër të Lëvizjes Socialiste për Integrim kërkoi dje që ndërkombëtarët të dërgojnë një mision hetimi dhe monitorimi për situatën e krijuar. “Kjo reformë që ka hyrë në vitin e katërt të saj, duhet shpëtuar patjetër për të mirën e popullit shqiptar, dhe ne kërkojmë qartë dhe prerë, ngritjen e një komisioni hetim-monitorimi të BE-së dhe SHBA-së për zbatimin e Reformës në Drejtësi dhe për përdorimin e fondeve pa fund në dispozicion të saj”,- deklaroi Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili.

Ekspertët e huaj të pavarur që do të hetojnë nga afër mënyrën sesi është realizuar reforma dhe si janë përdorur fondet e SHBA, BE, por dhe taksat e shqiptarëve duket se janë e vetmja mënyrë për të kuptuar se çfarë ka ndodhur në vend gjatë këtyre 4 viteve. Vasili u shpreh se misioni hetues duhet të shpjegojë se përse nuk funksionojnë gjykatat kryesore në vend, përse vettingu është zbatuar me dy standarde dhe përse shumica e vendimeve të gjykatave aktuale janë në favor të qeverisë. Gjithashtu, Vasili tha se duhet hetuar se përse komisionet e Vettingut kanë hedhur poshtë, në shumicën e rasteve rekomandimeve e ndërkombëtareve. Madje, një pjesë e emrave që janë kundërshtuar nga ONM-ja si të papërshtatshëm, nga Rilindja janë zgjedhur në krye të dy institucioneve të sapo krijuara.

Një tjetër element që ka nevojë për hetim është rikthimi i fenomenit të nepotizmit në majat e sistemit të drejtësisë së re. “KLP dhe Inspektori i Lartë i Drejtësisë, janë qartazi familjarë të afërt me Rilindjen duke hequr çdo lloj besimi të publikut se këtu do të kemi një drejtësi të paanshme dhe të shkëputur nga politika. Kunati i një ministreje dhe vëllai i një tjetre, për të cilët nuk ka shqiptar që do të besonte se këta do të ishin të paanshëm sa herë do të kishte çështje që lidhen me qeverinë”,- deklaroi dje Petrit Vasili. Përveç problemeve juridike, Petrit Vasili tha se misioni ndërkombëtar duhet të hetojë edhe mënyrën sesi janë përdorur miliona euro që janë dhënë nga vetë partnerët ndërkombëtarë për këtë reformë.

Pse ndërkombëtarët nuk pranuan të aplikohet reforma në drejtësi në Maqedoninë e Veriut dhe në Kosovë, siç ndodhi në Shqipëri? Apo Shqipërinë e përdoren si vend eksperimental e tashmë po mundohen ta mbyllin pa zhurmë dështimin e Reformës pasi u kap nga pushteti?

Kemi dëgjuar vetë ish-kryeministrin maqedonas Zaev kur donte edhe ai vettingun shqiptar në Maqedoninë e Veriut dhe u përgjigj se ndërkombëtarët me thanë “jojo si në Shqipëri!”. Bile tregon Zaev se u larguan si të ishte zgjebe përdorimi i fjalës “Vetting si në Shqipëri”!

Tani gjëma u bë, por të paktën të vijnë specialistët e drejtësisë dhe financierët ndërkombëtarë te hetojnë për mënyrën dhe shkeljet, por edhe për dhjetra milionë dollarë që erdhën nga taksa paguesit amerikanë dhe të BE.

Mili Xhani

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

DW: Eksperti gjerman kritikon reagimin e Ramës
AKTUALITET Para 59 minutash

DW: Eksperti gjerman kritikon reagimin e Ramës

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli
SPORTI Para 9 orësh

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?
AKTUALITET Para 10 orësh

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri
AKTUALITET Para 10 orësh

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri

Më të lexuarat

1 Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!
Para 13 orësh

Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!

2 Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?
Para 10 orësh

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

3 Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve
Para 16 orësh

Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve

4 Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri
Para 10 orësh

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri

5 Nuk ndalon në Tiranë!
Para 12 orësh

Nuk ndalon në Tiranë!

6 Gjendja e Shqipërisë në këtë pikë, ish-presidenti Topi: Përgjegjësi kryesor është Rama
19 Tetor 2026, 21:07

Gjendja e Shqipërisë në këtë pikë, ish-presidenti Topi: Përgjegjësi kryesor është Rama

7 Efektivët në frontin e protestës, qeveria miraton menjëherë vendimin për shpërblimin
19 Tetor 2026, 21:15

Efektivët në frontin e protestës, qeveria miraton menjëherë vendimin për shpërblimin

8 Balla pas mbledhjes së grupit të PS: Të enjten votojmë në Kuvend marrëveshjen për më shumë investime në konvikte
Para 21 orësh

Balla pas mbledhjes së grupit të PS: Të enjten votojmë në Kuvend marrëveshjen për më shumë investime n...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.