Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 09:38 Policia me masa të rrepta, rrethohet i gjithë perimetri i Kuvendit. Një autobot uji vendoset pranë institucionit Sot mblidhen deputetët në seancën e parë plenare që pas nisjes së protestave të dhunshme, ndërsa studentët kanë paralajmëruar sërish tubim te Kuvendi. Policia…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Ndryshime në qeveri
  • Champions League
  • Avokati i Popullit
  • Policia e Tiranës
  • Berisha dhe PD
  • Ballkani Perëndimor
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Ndryshime në qeveri
  • Champions League
  • Avokati i Popullit
  • Policia e Tiranës
  • Berisha dhe PD
  • Ballkani Perëndimor
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Hetim ndërkombëtar për Teatrin/Aleanca çon kërkesën në Asamblenë Parlamentare Europiane

Politikë E diel, 4 Tetor 2020 14:37
Hetim ndërkombëtar për Teatrin/Aleanca çon kërkesën në Asamblenë Parlamentare Europiane
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, bën me dije se ka dërguar në Asamblenë Parlamentare Europiane dhe tek Komisioneri për të Drejtat e Njeriut në Strasburg kërkesën për hetim ndërkombëtar për shkeljen e të drejtave të njeriut natën e shëmbjes së Teatrit Kombëtar. ”Nata e 17 Majit shënoi një regres të madh në demokracinë shqiptare. Sic jeni në dijeni tashmë, mbi 100 artistë, aktivistë e mbështetës së kazuzës së teatrit, të cilët e mbronin atë nga shembja, u sulmuan papritur nga 1500 forca policie në orën 4:30 të mëngjesit, ku bënin pjesë efektivë të policisë së shtetit, forcave speciale, Renea dhe policisë bashkiake, të shoqëruar nga efektivë të IKMT me makineri të rënda dhe fadroma”,- thuhet në deklaratën e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.

Reklamo në Koha Jonë
Reklamo në Koha Jonë

Deklarata e plotë

Mund t'ju interesojë

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

16 Tetor 2026, 19:16
Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishtinë, Petrit Malaj në Shkup

Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishti...

27 Shtator 2026, 20:22
Aktivisti Arben Kola ditën e 120-të të protestës, ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë

Aktivisti Arben Kola ditën e 120-të të protestës, ka hedhur akuza të forta ndaj kryemin...

27 Shtator 2026, 19:36

ALEANCA PËR MBROJTJEN E TEATRIT dërgon në ASAMBLENË PARLAMENTARE EUROPIANE dhe KOMISIONERI PËR TË DREJTAT E NJERIUT në STRASBURG kërkesën për HETIM NDËRKOMBETAR për shkeljen e të drejtave të njeriut natën e shëmbjes së Teatrit Kombëtar.

Swiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Në protestën e 18 Majit, fill pas shëmbjes kriminale të Teatrit Kombëtar, ku ishin pjesmarrës më shumë se 10.000 vetë, lajmëruam se do të kërkonim një hetim ndërkombëtar për mënyrën se si u shëmb Teatri Kombëtar dhe shkeljen e të drejtave të njeriut që kreu qeveria shqiptare me këtë akt, duke bërë bashkëpunëtorë në krim Ministrinë e Brëndshme, Policinë e Shtetit dhe Bashkinë e Tiranës.

Ne e nisëm tashmë këtë kërkesë tek:

Presidenti i Asamblesë Parlamentare Europiane
Z. Rik DAEMS

Zv. Presidentët:

Z. Roger GALE, Mr. Kimmo KILJUNEN, Znj. Miroslava NEMCOVA, Z. Gusty GRAAS, Z. Egidijus VAREIKIS, Znj. Susanne EBERLE-STRUB, Z. Antonio GUTIERREZ, Znj. Nicole TRISSE, Z. Andreas NICK, Z. Petr TOLSTOI, Z. Oleksander MERZHEKO, Akif Cagatay KILIC, Z. Lars Aslan RASMUSSEN, Znj. Snezana NOVAKOVIC, Znj. Inese LIBINA-EGNERE, Z. Irakli KOBAKHIDZE, Z. Alvise MANIERO

Komiteti i Punëve Zyrtare dhe të Drejtat e Njeriut
Z Boriss CILEVIČS, Z Edmon MARUKYAN, Z Emanuelis ZINGERIS, Z Martin GRAF

Komisioneri për të Drejtat e Njeriut
Znj Dunja MIJATOVIĆ

Grupi Europian i Partisë së Njerzve
Z. Aleksander POCIEJ, Znj. Theodora BAKOYANNIS

Socialstët, Demokratët Grupi i Gjelbër
Z. Frank SCHWABE

Aleanca e Liberalëve dhe Democratëve për Europën
Z. Jacques MAIRE

Grupi i Aleancës Europiane e Konservatorëve dhe Demokratëve
Z Ian LIDDELL-GRAINGER

Grupi i së Majtës së Bashkuar
Mr Tiny KOX

Anëtarëve të Grupit të Europës së Rinovuar
Z. Laurence Farreng, Znj. Clotilde Armand, Z. Vlad-Marius Botoș, Z. Gilles Boyer, Znj. Syvie Brunet, Znj.Ilana Cicurel, Z. Pascal Durant, Z. Sandro Gozi, Z. Christophe Grudler, Z. Bernard Guetta, Z. Valérie Hayer, Z. Irena Joveva, Z. Fabienne Keller, Znj. Nathalie Loiseau, Z. Radka Maxová, Z. Christoph Oetjen, Znj. Ramona Strugariu, Znj. Marie-Pierre Védrenne, Znj. Stéphanie Yon-Courtin, Znj. Chrysoula Zacharopoulou

Ambasadorit të Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri
Z. Luigi Soreca

KËRKESË

Drejtuar Presidenti të Asamblesë Parlamentare
Zotit Rik DEAMS

Qëllimi: Hapja e një investigimi ndërkombëtar mbi shkeljen e të drejtave të njeriut që ndodhi ndaj aktivistëve të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit e shkaktuar nga qeveria shqiptare, bashkia e Tiranë, policia e shtetit dhe ajo bashkiake.

I nderuar Zoti President!

Na lejoni të sjellim në vëmëndjen tuaj disa fakte shqetësuese që rrezikojnë demokracinë e brishtë shqiptare, në lidhje me shkeljen flagrante të të drejtave të njeriut ndaj artistëve, aktivistëve pjesë e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, të cilët e mbrojtën atë nga shëmbja deri në çastin e fundit, nga qeveria shqiptare, policia e shtetit dhe bashkia e Tiranës.

I nderuar Zoti President!

Nata e 17 Majit shënoi një regres të madh në demokracinë shqiptare. Sic jeni në dijeni tashmë, mbi 100 artistë, aktivistë e mbështetës së kazuzës së teatrit, të cilët e mbronin atë nga shembja, u sulmuan papritur nga 1500 forca policie në orën 4.30 të mëngjesit, ku bënin pjesë efektivë të policisë së shtetit, forcave speciale, Renea dhe policisë bashkiake, të shoqëruar nga efektivë të IKMT me makineri të rënda dhe fadroma. Forcat e policisë së shtetit, të policisë bashkiake, ato speciale dhe Renea të aramatosura me armë automatike, ndërhynë brutalisht ndaj protestuesve duke përdorur spry lotsjellës, duke i goditur dhe dëmtuar fizikisht, duke i drejtuar armët, duke i prangosur dhe burgosur për pesëmbëdhjetë orë rrjesht, derisa Teatri Kombëtar u shëmb. Por nuk përfundoi këtu, mëngjesin dhe pasditen e së njëjtës natë të shëmbjes së teatrit, policia sulmoi protestuesit paqësorë, duke dëmtuar seriozisht disa prej tyre me fraktura, deri dhe në çarjen e daulles së veshit që iu shkaktua njërit prej protestuesve. Përfaqsues të medias ishin gjithashtu viktima të dhunës së ushtruar.

Këto ngarje u pasqyruan në shtypin botëror në datat 17,18,19 si vijon:

The New York Times: Demolition of Albanian National Theater Sparks Angry Protests

The Washington Post: Albanian Protesters, Police Clash Over Theater Demolition

Le Monde: En Albanie, le Theatre National detruit par le gouvernement, un acte barbare
https://www.lemonde.fr/…/en-albanie-le-theatre-national-det…

Der Standart: Nationaltheater in Nacht und Nebel, Aktion abgeriessen
https://apps.derstandard.at/…/nationaltheater-in-tirana-wae…

La Repubblica: Ruspe sul teatro di Tirana

Il Fatto Quottidiano: Albania, il Teatro Nazionale demolito tra le proteste; fermate 64 persone. Deluse le associazioni. Lo stato italiano intervenga.

Tazz: Shock in Albanien
https://www.zdf.de/…/proteste-um-nationaltheater-tirana-100…
https://www.sueddeutsche.de/…/albanien-tirana-nationaltheat…

Mbase këto mund të jenë skena që kanë ndodhur edhe në vende të tjera me protesta të ngjashme, por ne nuk mendojmë se mund të ketë ndodhur në ndonjë vend tjetër europian; fakti që një godinë e rëndësishme si ajo e Teatrit Kombëtar filloi të shëmbej nga pjesa e përparme e saj nga fadromat dhe makineritë e rënda, kur brenda saj në pjesën e mesit ndodheshin ende protestues dhe forcat e policisë që po përlesheshin me ta, për ti nxjerë me dhunë nga godina. Ne disponojmë video të qarta për këto fakte. Pas shëmbjes së Teatrit Kombëtar, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit organizoi protesta në të gjithë Shqipërinë, në trembëdhjetë qytetet kryesore të saj, me një numër total protestuesish rreth shtatëdhjetë mijë, me qëllimin e organizimit të një peticioni për rikthimin e Teatrit Kombëtar aty ku ishte dhe sic ishte duke koleksionuar rreth pesëdhjetë mijë firma.

Njëkohësisht Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit iu drejtua organeve të drejtësisë shqiptare, konkretisht strukturës së SPAK për të denoncuar dhunën dhe keqtrajtimin e protestuesve dhe mënyrës së paligjshme se si u shëmb teatri duke shkelur kushtetutën, ligjin e policisë, të drejtat e njeriut dhe MSA, duke kryer gjashtë kallzime të një pas njëshme të shoqëruar me provat përkatëse. Forcat speciale dhe ato Renea sipas ligjit shqiptar përdoren vetëm ndaj terroristëve të aramatosur dhe elementëve pengamarrës, ndërkohë që u përdorën ndaj artistëve dhe aktivistëve të cilët përgjatë dhjetë muajsh që administruan godinën e teatrit dhe e mbrojtën atë nga shëmbja, organizuan mbi tetëdhjetë ngjarje dhe shfaqje teatrale në sallën e teatrit.

Sipas provave që ne disponojmë, një numer i konsiderueshëm i forcave policore, të cilat morën pjesë në aksionin e datës 17 Maj 2020, në kundërshtim me ligjin ishin pa numra identifikimi, fakt i cili është pranuar edhe nga ministri i brendshëm në seancën parlamentare të datës 21.05.2020. Këto forca policore nuk kanë qënë të pajisur me dokumenta zyrtarë sic e kërkojnë dispozitat ligjore në fuqi dhe i gjithë aksioni u krye, në një kohë kur vendi ishte nën masa të fatkeqësisë natyrore miratuar nga Kuvendi i Shqiperisë, për shkak të Covid 19.

Deri më tani nuk asnjë reagim nga SPAK për kallzimet tona dhe asnjë fillim procesi për cështjet që kemi ngritur ne. Ne kemi bindjen se organet kryesore të drejtësisë kontrollohen nga qeveria shqiptare, duke bllokuar cështjet më të nxehta dhe shqetësuese që kanë paralizuar shoqërinë shqiptare në pikat kyce të saj.

I nderuar Zoti President!

Ju bëjmë me dije, që sistemi i drejtësisë në Shqipëri është futur në një krizë të thellë si rezultat i reformës së nxitur nga Bashkimi Europian, i cili ka investuar për të mbi njëzet milionë euro të tatimpaguesve europianë. Si rezultat i kësaj reforme janë bllokuar totalisht organet kryesore të të drejtësisë, mungon Gjykata Kushtetuese dhe Këshilli i Lartë i drejtësisë, të cilat do të duhej të merrnin vendime të rëndësishme në mbarëvajtjen e demokracisë shqiptare. Fatkeqësisht kjo nuk ka ndodhur edhe pse qytetarëve shqiptarë iu premtua nga qeveria shqiptare dhe Bashkimi Europian që kjo do të ndodhte në një kohë të shkurtër, ndërkohë që tashmë kanë kaluar mbi tre vjet që nga koha kur sistemi i drejtësë nuk funksionon më.

Dështimi i reformës në drejtesi vërtetohet edhe nga pasiviteti i SPAK i cili, me gjithë kërkesat tona të vazhdueshme për sekuestro preventive mbi truallin e teatrit dhe projektin e Bjarke Ingels të BIG Group, ende nuk ka marë asnjë masë ligjore, për të parandaluar dëmin e parikuperueshëm në buxhetin e shtetit.

I nderuar Zoti President!

Ne artistët dhe aktivistët e kryem më së miri funksionin tonë në demokraci, mbrojtëm trashëgiminë dhe kulturën nga dhuna e pushtetit dhe nuk kemi asnjë kontribut që sistemi i drejtësisë të mos funksiononte sic po ndodh aktualisht në Shqipëri. Ne mendojmë se karta më dinjitoze se si Shqipëria mund të futej në Europë, ishte përmes Kulturës së saj dhe Trashëgimisë. Por në këmbim të kësaj perpjekje sublime, morëm nga qeveria shqiptare, bashkia e Tiranës dhe policia e shtetit, shkeljen e të drejtave të njeriut. Ne ju drejtohemi ju, sepse jemi të bindur në vlerat europiane të demokracisë dhe Shqipëria është një pjesë e vogël por shumë thelbësore e kulturës europiane.

Qytetarët e saj kanë qënë gjithmonë një faktor bashkëjetese paqësore në Ballkan dhe ata e meritojnë të kenë një të ardhme në hapësirën europiane. Pikërisht për keto vlera që bart kultura dhe trashëgimia jonë, do të kërkonim prej jush të nxisni një hetim ndërkombëtar për shkeljen e të drejtave të njeriut që iu bë artistëve dhe aktivistëve të Alencës për Mbrojtjen e Teatrit nga qeveria shqiptare dhe bashkia e Tiranës në kushtet kur strukturat e drejtësisë në Shqipëri nuk po reagojnë duke kompromentuar seriozisht demokracinë shqiptare.

Dosjet e kallzimeve tona janë të disponueshme tashmë edhe në gjuhën angleze, kallzime të cilat së bashku me një letër sensibilizuese ja kemi vënë ne dsipozicion edhe ambasadës së BE akredituar në vëndin tonë dhe për të cilat nuk kemi marrë asnjë përgjigje.

Ju falenderojmë për vëmendjen.

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit.
Tiranë 21 Shtator 2020
Die albanische Regierung reißt aller Proteste zum Trotz das Nationaltheater in Tirana ab.

Etiketat e lidhura

hetim ndërkombëtarTeatri Kombetar
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Policia me masa të rrepta, rrethohet i gjithë perimetri i Kuvendit. Një autobot uji vendoset pranë institucionit
Tani

Policia me masa të rrepta, rrethohet i gjithë perimetri i Kuvendit. Një autobot uji vendoset pranë ins...

Egnatia kërkon një tjetër mrekulli në Europë, sfidojnë danezët e Aarhus
Para 4 minutash

Egnatia kërkon një tjetër mrekulli në Europë, sfidojnë danezët e Aarhus

Përfaqësues nga 91 vende, Tirana mikpret për herë të parë Bordin Drejtues të PISA-s
Para 6 minutash

Përfaqësues nga 91 vende, Tirana mikpret për herë të parë Bordin Drejtues të PISA-s

Shkencëtarët: Toka po ngrohet tepër shpejt
Para 15 minutash

Shkencëtarët: Toka po ngrohet tepër shpejt

Më të lexuarat

1 I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur
Para 16 orësh

I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e ...

2 Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri
Para 14 orësh

Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri

3 Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të negociojë në kurrizin tuaj
Para 16 orësh

Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të ne...

4
Para 15 orësh

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.