Hetimi për pastrim parash, Gjykata sekuestron aksionet e gruas së Alfred Pezës
Sipas vendimit të Gjykatës, janë sekuestruar aksionet me vlerë rreth 113 milionë lekë të reja.
Nga hetimet disa mujore, ka rezultuar deputeti i mazhorancës, nuk ka mundur të justifikojë pasurinë e tij.
Hetimet ndaj Alfred Pezës, nisën pas publikimit të një kontrate noteriale në Citynews.al, sipas së cilës bashkëshortja e tij, kishte investuar shumën prej 1.14 milionë dollarë për të blerë aksione në një bankë të nivelit të dytë.
Prokuroria e Përgjithshme e vuri emrin e Alfred Pezës, në regjistrin e personave që u atribuohet vepra penale dhe kërkoi dëshminë e tij. Ligjvënësi socialist jashtë dyerve të prokurorisë deklaroi për mediat se çdo qindarkë të pasurisë së tij e ka fituar me punë të ligjshme.
Pas ish-deputetit kristiandemokrat Mark Frrokut, kjo është kërkesa e dytë nga Prokuroria për sekuestrimin e pasurisë së një anëtari të Parlamentit.
KOHA JONË SONDAZH

