Hidhet një kapsollë drejt Kryeministrisë. Basha: Nëse je i joni, mos e bëj më. Nëse s’je, plaç dhe mbylle

Një kapsollë është hedhur në drejtim të Kryeministrisë, në momentin që kryetari i PD, Lulzim Basha po mbante fjalimin nga “Çadra e Lirisë” në Bulevard.

Basha ndërpreu fjalën për pak sekonda dhe kërkoi të mos përsëritej më. Basha u shpreh me fjalët: “Nëse je i joni shëndet dhe mos e bëj më…Nëse nuk je nga tonët, plaç dhe mbylle. Nuk ka nevojë për “teshtima”. Nuk na trembin tështimat e qeverisë”, tha Basha.

Ndërkohë, mësohet se ka qenë pikërisht një protestues i opozitës ai i cili ka hedhur kapsollën drejt ndërtesës qeveritare.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?