Himara zyrtarisht me kryetar, KQZ i jep sot mandatin Vangjel Tavos

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet ditën e sotme për t’i dhënë zyrtarisht Vangjel Tavos, mandatin e kryetarit të Bashkisë së Himarës.

Pas fitores në zgjedhjet e 4 gushtit përballë Petro Gjikurisë, betimi i Tavos u mbajt peng nga ankimimi i opozitës në Kolegjin Zgjedhor.

KQZ do të mblidhet sot në 10:30 për t’i dhënë mandatin Tavos, duke i hapur kështu rrugë betimit në Këshillin Bashkiak.

“Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve zhvillon seancë publike ditën e Enjte, datë 12 shtator 2024, ora 10:30.
Rendi i ditës: Çështje për shqyrtim rishtas: Projektvendim “Për dhënien e mandatit të Kryetarit të Bashkisë Himarë, Qarku Vlorë z. Vangjel Tavo, i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”, për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Himarë të datës 4 gusht 2024’”, thuhet në njoftim.

SHKARKO APP