Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Hipokondriaku/I sëmurë rëndë nga humbja e pushtetit dhe frika e ndëshkimit

Politikë E shtunë, 16 Maj 2020 11:46
Hipokondriaku/I sëmurë rëndë nga humbja e pushtetit dhe frika e ndëshkimit
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga: Kastriot Islami

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Të gjitha shenjat e faktojnë qartas: I sëmurë rëndë nga humbja e pushtetit. Sëmundja duket ka avancuar shumë tani që ka nisur fillimi i fundit. Sondazhi e nxjerr lakuriq. Qëndrimi për shembjen e teatrit e provon. Mbyllja e TV-Ora e vulos dhe kurba e halucinacioneve ia nxjerr sheshit. Mos u çudisni që në ditët e javët në vijim do të shfaqen shenja të rënda të degradimit ekstrem e të shpërbërjes totale. Prandaj s’duhet bërë asnjë kompromis nga askush. Ai dhe banda e hajdutëve oligarkë duhet të marrin ndëshkimin e merituar, fillimisht nga qytetarët, pastaj nga drejtësia që duhet sjellë në binarë!

Mund t'ju interesojë

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

16 Tetor 2026, 19:16
Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishtinë, Petrit Malaj në Shkup

Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishti...

27 Shtator 2026, 20:22
Aktivisti Arben Kola ditën e 120-të të protestës, ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë

Aktivisti Arben Kola ditën e 120-të të protestës, ka hedhur akuza të forta ndaj kryemin...

27 Shtator 2026, 19:36

*Kështu ndodh sa herë të KEQES i tronditet pushteti; dhe pushtetin ia tronditin qëndrimet e qarta e veprimet e të vendosura, pa asnjë kompromis, kushdo që ta sugjerojë atë, sepse e KEQJA në Shqipëri jo vetëm s’do të mund të çrrënjoset asnjëherë po nuk u ndëshkua, por ajo do të rritet e bëhet filozofi mbizotëruese, siç ka ndodhur që nga viti 2013 me Rilindjen.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Protestat e fuqishme të qytetarëve të revoltuar nga varfëria e nënshtrimi, jo për të ndryshuar një pushtet me një pushtet tjetër! Jo për të zëvendësuar Rilindjen e OLIGARKISË me një Rilindje tjetër! Jo, jo… prandaj protesta duhet të sjellë ndryshimin e madh përmes ndëshkimit! Ndëshkim ndaj kujtdo që ka kontribuar e ndihmuar të KEQEN të kthehet në model suksesi, duke i bërë thirrje të gjithëve, përveç Kupolës së të Keqes, të bashkohen në këtë betejë!* Ky duket të jetë fillimi i fundit sepse çdo e Keqe e ka gjithnjë një fund. Kështu ka ndodhur gjithnjë… Sepse drejtuesi i së KEQES vuan nga mania për pushtet dhe babëzia për të grumbulluar pasuri të paligjshme… Prandaj sa herë që i tronditet pushteti apo ndjen frikën e humbjes së pasurisë së paligjshme destabilizohet, shpërfytyrohet. “Mos i tregoni të vërtetën e sondazheve se e lë fushatën përgjysmë”, këto qarkullojnë sa herë që tronditet pushteti.

“Mos i tregoni kritikat e medies e të kundërshtarëve se qulloset…”; kjo është filozofia i veprimit të zyrës së mashtrimeve dhe gënjeshtrave. “Mos i thoni se dukesh i lodhur apo pa gjumë se shtrihet në krevat”, kështu shprehen me shqetësim ato që e njohin nga afër. Të gjitha këto janë shenja të një HIPOKONDRIAKU dhe nuk ka asnjë dyshim se ai është i prekur rëndë nga ky sindromë.

*Kurba jonë e përhapjes së virusit duket e çuditshme për shumë vëzhgues të huaj… por për ne shqiptarët është e qartë përse është e tillë dhe nuk përbën asnjë çudi…! Ndonëse ekspertët e epidemiologjisë apo të statistikave deklarojnë se për këtë virus kurba e numrit ditor të të infektuarve nga virusi ndodhet brenda një “kambane” që quhet “kambana e Gausit” apo “kambana” e një shpërndarjeje normale…, zor se mund të gjendet ndonjë ekspert që të provojë se kurba shqiptare i bindet një shpërndarjeje normale! Tri hipoteza mund të shtrohen në këtë rast:

i) kjo s’është kurba e përhapjes së virusit, por kurba e halucinacioneve të një hipokondriaku;

ii) për qëllime të ndryshme politike të dhënat për ndërtimin e kësaj kurbe janë manipuluar;

iii) virusi që qarkullon në Shqipëri nuk është virus natyral prandaj sjellja e tij nuk i bindet ligjit të shpërndarjes normale, pra kurba e përhapjes së tij nuk mund të futet poshtë “kambanës së Gausit”.

* Hipokondriak është sëmundje/sindromë që lidhet me frikën ekstreme që ndjen një person gjatë të gjithë kohës nga çdo shenjë e vogël apo simptomë e parëndësishme, e cila i krijon tmerrin disproporcional të ekzistencës së një sëmundjeje vdekjeprurëse. Hipokondriakun gjatë të gjithë kohës e shoqërojnë halucinacione që e destabilizojnë sepse në çdo moment përjeton frikën e sëmundjeve vdekjeprurëse… Prandaj ata që janë rreth përpiqen t’ia fshehin të vërtetën e gjendjes së tij.

* atkeqësia qëndron në faktin se në Shqipëri, fati i qytetarëve i është lënë në dorë një hipokondriaku me shkallë të rëndë të sëmundjes.

Qëndrimet e sjelljet e fundit, për menaxhimin e krizës sanitare, për shembjen e Teatrit Kombëtar, për mbylljen e TV-Ora, e tjera, e tregojnë qartas se sëmundja ka avancuar shumë. Kurba e halucinacioneve vetëm e konfirmon atë si “pozitiv”… Në këto rrethana do të fitonte terren hipoteza e parë… Thënë ndryshe, me shumë gjasa, kurba që jepet në media është kurba e halucinacioneve të një hipokondriaku… e cila ndryshon sipas frikës dhe emocioneve negative që përjeton hipokondriaku…

Deklaratat e drejtuesve të opozitës dhe gatishmëria e qytetarëve për të protestuar, me moton se “nëse nuk ka kthim prapa, atëherë zjarri do të djegë edhe Surrelin…” veçse ia kanë theksuar sëmundjen që duket sheshit nga luhatjet e “çmendura” në kurbën e halucinacioneve. Është gati e pamundur të gjesh arsye tjetër për të shpjeguar shifrat ekstremisht të larta të të infektuarve në Tiranë e Durrës, gjatë këtyre ditëve kur epidemia dukej se po shkonte drejt mbylljes apo largimi nga detyra i drejtuesit të policisë së Tiranës apo kërcënimet absurde të e rilindasve për shembjen e teatrit e mbylljen e RTV Ora! Ky gjendje e rëndë duket e ka shtyrë të veprojë pa maskë si diktator, duke shpresuar se kështu do të pengojë qytetarët të protestojnë me frikën e virusit apo do t’ju qepë gojën me mbylljen e medias.

*Shqiptarët po ndërgjegjësohen se ka ardhur koha të veprojnë si kudo për t’u ndarë me të KEQEN duke e ndëshkuar atë.

Etiketat e lidhura

edi ramakastriot Islami
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 2 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 3 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 4 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 4 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 4 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 7 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 6 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

4 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 2 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.