Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 07:59 Obama sulmon Trumpin ndërsa bën fushatë për Demokratët para zgjedhjeve afatmesme Ish-Presidenti Barack Obama ka sulmuar ashpër administratën e Trumpit lidhur me luftën në Iran dhe çmimet e larta të konsumit, ndërsa ka nisur fushatën…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Vishkuli, operimi
  • Ora ndryshon sonte
  • Flakë në Kishë
  • MIA, uniformat
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Tensione në Itali
  • Arsenali në krye
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Vishkuli, operimi
  • Ora ndryshon sonte
  • Flakë në Kishë
  • MIA, uniformat
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Tensione në Itali
  • Arsenali në krye
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Historia e vërtetë e marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane në 31 vitet e fundit

Politikë E diel, 31 Korrik 2022 16:45
Historia e vërtetë e marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane në 31 vitet e fundit
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X
Nga Sali Berisha-
Miq, për shkak të fallsifikimit banal dhe censurimit si në kohërat e vjetra, të historisë së marrëdhënieve shqiptaro-amerikane nga Edi Rama, neobllokmenët e tij dhe mafia e George Sorosit, vendosa të flas dhe të paraqes për ju çdo ditë në foto dhe video të gjitha momentet më thelbësore të këtyre marrëdhënieve në 100 vjetorin e tyre.
Më 22 Maj 1991, foto historike me Ismail Kadarenë dhe Azem Hajdarin të ftuar nga Kongresi i SHBA ne seance dëgjimi para bashkryetarëve te Komisionit te Helsinkit, Senatorit Denis De Concini dhe Kongresmenit Steny Hoyer e disa kongresmenëve dhe senatorëve anëtarë të këtij komisioni në një sallë të mbushur plot me zyrtarë amerikan dhe bashkatdhetarë tanë, duke dëshmuar para tyre per masakrën e 2 Prill 1991 në Shkodër dhe gjendjen në Shqipëri.
Me këtë akt historik SHBA mbeshtetën haptas opozitën shqiptare. Në gusht të vitit 1990 senatori Denis De Concini kishte vizituar Shqipërinë dhe në takim i kishte kërkuar Ramiz Alisë lirimin e të burgosurve politik, lejimin e pluralizmit politik. Ai kishte kërkuar gjithashtu, per shkak te shkrimeve te mia, të më takonte edhe mua, natyrisht regjimi e mashtroi senatorin dhe nuk me njoftoi per kërkesën e tij.
Shënim: Sot Edi Rama ka 97% të të gjithë pushtetit ne Shqipëri nga 88% që kishte Ramiz Alia në maj të vitit 1991.
Këtu më poshtë keni fjalen time jo të plotë në këtë seancë.
Fjala e Dr. Sali Berisha
“Aty ku ka varreza ka Ringjallje”
F.Nietzsche
“Z. Kryetar, Të nderuar Kongresmenë dhe Senatorë, Zonja dhe Zotërinj, Forcat Demokratike të Shqipërisë, Partia Demokratike e Shqipërisë dhe e gjithë opozita janë mirënjohës për Kongresin, Qeverinë dhe popullin e Shteteve të Bashkuara që na ftuan të paraqitemi me këtë dëshmi, për herë të parë te ky tempull i lirisë dhe demokracisë. Shqiptarët po kalojnë kohë të ndryshme, dhe shpresa mbetet shpëtimi ynë i vetëm, ftesa juaj paraqet një tregues të qartë se ne nuk jemi më një popull i harruar, ose thënë më mirë si selfforgotten-vet-harruar. Ne jemi të inkurajuar dhe shpresojmë, sepse Shtetet e Bashkuara mbeten themeli i demokracisë.
Udhëtimi për në këtë tokë të madhe jep optimizëm dhe forcë për të gjithë ata që luftojnë për demokracinë, veçanërisht për ne shqiptarët. Asnjë komb indigjen në Evropë, nuk ka vuajtur më shumë sesa kombi shqiptar, Gjatë historisë së tij mijëravjeçare, ka përjetuar okupim barbar, dramat e mëdha , periudha të gjata të errëta, gjenocidet, masakrat dhe torturat, dhe ndarja si asnjë komb tjetër. Kur e pyes veten pse ky komb i ynë i është dashur të vuajë kaq shumë, më pëlqen të kujtoj historinë e Jobit, i cili i mbijetoi testit të fatkeqësive të përsëritura, por kurrë nuk mori një përgjigje për pyetjet e tij. Sigurisht, ky nuk është vendi për të rishikuar historinë e kombit shqiptar, por dëshiroj t’ju kujtoj se gjatë këtij shekulli, asnjë komb nuk ka vuajtur aq sa kombi im.
Gjatë dy dekadave të para të këtij shekulli, kombi ynë u nda në dy, gjysma e territoreve tona u jepeshin vendeve fqinje.
Sidoqoftë, gjatë periudhës 1920, shqiptarët luftuan për të dhe themeluan shtetin më demokratik në Ballkan. Por sundimtarët e frikësuar të vendeve fqinje përmbysën qeverinë demokratike të Shqipërisë dhe, në të njëjtën kohë, mashtruan demokracinë në të gjithë rajonin. Nga viti 1945 e deri më sot; domethënë, gjatë 45 viteve të fundit, shqiptarët kanë vuajtur nën diktature komunistë,e cila ka qenë një nga diktaturat më të këqija në Evropë. Historia e shqiptarëve, sot na kujton një nga shkrimtaret e njohura amerikane Helen Adams Keller i cila thotë për një popull : “të shurdhër dhe të verbër qysh nga foshnjëria”. Keller, nuk i referohej shqiptarëve, por në kontekst të rrjedhave të kohës, përfundimisht thënja e tij rimori dëgjimin dhe vizionin e saj- te ne Shqiptarët. Kurimi i saj kaloi në faza të vështira, ashtu si Shqipëria, e cila pas 45 vjetësh diktaturë tani është në procesin e ringritjes së saj – “të shurdhër dhe të verbër qysh nga foshnjëria”.
Por përpara se ajo të bashkohet me familjen e kombeve demokratike, Shqipëria, ashtu si shkrimtarja juaj e madhe do të duhet të përjetojë vuajtje dhe krizë të mëtutjeshme për shumë arsye, disa prej të cilave unë do t’i listojë këtu.
Së pari, Shqipërisë i mungon një traditë e një demokracie pluraliste; se dyti përvojat e Shqipërisë jane nën feudalizëm dhe socializëm totalitar; së treti, krijimi pas Luftës së Dytë Botërore të diktaturës së pamëshirshme të Enver Hoxhës, e cila në shumë aspekte e tejkaloi diktaturën e përshkruar nga George Orëell në veprat e tij. Ky regjim izoloi vendin, gjë që bëri që bota të harrojë se Shqipëria madje ekzistonte. Numri i të burgosurve politikë dhe viktimave, liria e ndërgjegjes së të cilve u shkel në Shqipëri ishte më i madh se në çdo vend të Evropës Lindore.
Kjo dëshmon jo vetëm shkallën e lartë të shtypjes, por edhe faktin që shqiptarët iu përgjigjën okupimit bolshevik Stalinist në të njëjtën mënyrë që ata iu ishin përgjigjur pushtimeve të tjera gjatë historisë së tyre të gjatë. Eshtë mëse e vërtetë që ata nuk ishin në gjendje të organizoheshin, por, siç thoshte Nietzsche, ku ka varre, ka ringjallje. Dua të theksoj se ishin vuajtjet, torturat dhe burgosjet e aq shumë njerëzve që përfundimisht dhanë ndryshimin demokratik që filloi më vonë në Shqipëri sesa në vendet e tjera të Evropës Lindore. Kishte shumë faktorë vendas dhe të huaj që çuan në këto ndryshime, deri te qenia më e rëndësishme: fryma e Helsinkit; zhvillimet në Evropën Lindore, dhe ngritja në pushtet e Mikhail Gorbachev.
Mospajtimi i inteligjencës shqiptare, e cila, megjithëse nuk ishte aq e zëshme sa homologët e saj në Evropën Lindore, luajti një rol jetësor, veçanërisht gjatë 3 viteve të fundit : “Dhe, revoltat e forcave demokratike, atyre që luftonin për liri e demokraci, në Shkodër, Kavaje Tirane, Fier dhe Vlorë, të cilat përfaqësonin një shprehje të qartë të pakënaqësisë popullore nga regjimi totalitar, me gjithë brutalitetin e regjimit që përdorte veglat e tij për ti shkatërruar dhe mbajtur gjallë komunizmin, u zgjua dhe u ngritë për të përmbysur komunizmin më të ëgër në botë që ishte Shqipëria.
Trazirat e nisura nga qytetarët dhe lëvizja studentore në Dhjetor 1990 përfaqësuan sfidën e parë të hapur dhe cliruan Shqipërinë, nga sundimtarët e saj për 45 vjet. Kështu, nën presionin e fortë të brendshëm dhe nxitjen e huaj demokratike, Partia në pushtet Partia Punës së Shqipërisë, u detyrua të iniciojë reforma dhe të sanksionojë pluralizmin politik. Dhe, në kushte të tilla lindi partia jonë, partia e parë opozitare e Shqipërisë, Partia Demokratike.
Që nga fillimi i saj, Partia Demokratike, është dashur të luftojë me një parti e cila për rreth 50 vjet kishte trajtuar çdo individ me ide të pavarura si tradhtar, armik, duke i nënshtruar kundërshatarët e sa me; pushaktime, tortura cnjerëzore, dënimin e kundërshtarve me burgim të gjatë, dhe interrnimet masive në kampet e punës së detyrueshme. Në lëvizjet e para në Shqipëri, për liri e demokraci, menjëherë, Partia Komuniste filloi një fushatë dhune dhe terrori kundër Partisë Demokratike, e cila arriti kulmin e saj me masakrën në Shkoder më 2 prill. Në zgjedhjet e 31 Marsit, Partia Demokratike fitoi një fitore të pjesshme. Ajo fitoi 75 vende. Zbardhur nga Beqir Sina dhe publikuar nga ne Bota sot me dt 27 gusht 2019.”
Shënim: Ky është fjalimi im i parë në Kongresin e SHBA.

Mund t'ju interesojë

Bulevardi kthehet në arenë ”lufte”, protestuesit nuk tërhiqen

Bulevardi kthehet në arenë ”lufte”, protestuesit nuk tërhiqen

Para 15 orësh
FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

16 Tetor 2026, 19:16
Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishtinë, Petrit Malaj në Shkup

Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishti...

27 Shtator 2026, 20:22

Etiketat e lidhura

Sali Berishashba
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Obama sulmon Trumpin ndërsa bën fushatë për Demokratët para zgjedhjeve afatmesme
Para 3 minutash

Obama sulmon Trumpin ndërsa bën fushatë për Demokratët para zgjedhjeve afatmesme

Pothuajse 1000 të arrestuar pas përleshjeve në një tjetër ditë protestash masive në Francë
Para 5 minutash

Pothuajse 1000 të arrestuar pas përleshjeve në një tjetër ditë protestash masive në Francë

Formula 1: Çmimi i Madh i SHBA, Antonelli kërkon titullin në Teksas
Para 8 minutash

Formula 1: Çmimi i Madh i SHBA, Antonelli kërkon titullin në Teksas

Kursi i këmbimit për sot, 25 tetor 2026
Para 23 minutash

Kursi i këmbimit për sot, 25 tetor 2026

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 11 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 11 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

3 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 13 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

4 Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!
Para 12 orësh

Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.