Homazhet/Presidenti Meta nderon jetën dhe veprën e Sabit Brokaj

Presidenti i Republikës, Ilir Meta bëri sot homazhe për ndarjen nga jeta të mjekut kardiolog, intelektualit dhe politikanit, Profesor Sabit Brokaj, i cili u shqua gjithmonë jo vetëm për veprën dhe kontributet e tij të vyera mjekësore, shkencore dhe akademike, por edhe për angazhimin e rëndësishëm në çështjen kombëtare, edhe si deputet i Kuvendit të Shqipërisë, si ministër i Shëndetësisë dhe i Mbrojtjes.

Kreu i Shtetit vendosi një kurorë me lule, u përul me nderim dhe respekt para trupit të pajetë të Profesor Brokajt duke ju shprehur personalisht ngushëllimet e ndjera anëtarëve të familjes e të afërmve për këtë humbje të pazëvendësueshme.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?