Ja si Rama kërkonte demonstrata: “Kush fal liri thelbësore për siguri të përkohshme, nuk i meriton dhe nuk mund ti ketë as lirinë dhe as sigurinë (VIDEO)
Shqipëria ka vendosur të tërhiqet përkohësisht nga neni 8 dhe 11 i Konventës për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut. Me anë të një note verbale të dërguar pranë Këshillit të Europës, Shqipëria e ka arsyetuar këtë veprim me shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore e cila ka sjellë kufizime në liri dhe të drejtat themelore të njeriut lidhur me lëvizjen, transportin ajror, detar dhe tokësor, procesin arsimor si dhe të drejtën e pronës etj.
Mirëpo pak vite më parë, kur kryeministri Edi Rama ishte në opozitë, bënte thirje për demostrata në mbrojtje të lirive thelbësore që po faleshin dikur.
“Kush fal liri thelbësore për siguri të përkohshme, nuk i meriton dhe nuk mund ti ketë as lirinë dhe as sigurinë dhe ja pse sot e më vonë e deri në fitore ky popull do të jetë në demostratë”- shprehet Rama.
Ndërsa sot qeveria socialiste e kryesuar nga Rama tërhiqet nga Konventa për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut.
Ndiq videon!