Humbi vulën e PD-së, Basha: Vijojmë bet*jën, me njerëzit nuk na lidh logoja por përkushtimi
Gjykata e Apelit sot ia kaloi emrin e PD, Sali Berishës. Në një reagim të parë para nisjes së mbledhjes me strukturat që janë pranë tij, Lulzim Basha thotë se ai dhe grupi i tij do të vazhdojë betejën. Ai thotë edhe se ajo që e lidh me njerëzit nuk është karrigia apo logoja, por që është përkushtimi.
“E thashë më parë, nuk e komentoj vendimin e gjykatës. Kemi vendosur një standard të tillë. Hapat do t’i diskutojmë me kolegët. Do të jem në përputhje me angazhimin për ata qindra demokratë dhe synimi është largimi i qeverisë. Kam qenë Lulzim Basha para se të hyja në politikë, jam Lulzim Basha sot dhe do të jem Lulzim Basha. Përkushtimi im është për një Shqipëri që meriton më shumë”, tha Basha.
Por edhe me emrin PD nuk mori vota, lë më tani që nuk ka vulë!