Hyri zjarri afrikan i motit, temperatura në Shqipëri deri në 40 gradë!

Sot dhe java tjetër deri të premten do të jenë ditët e ferrit afrikan në Shqipëri.

MeteoAlb sqaron se “Depërtimi i masave ajrore me origjinë Afrikane do të diktojë në vendin tonë sërisht, mot të kthjellet dhe të nxehtë gjatë gjithë paradites, por orët e pasdites do të sjellin kalime vranësirash nëpër të gjithë territorin e vendit ku më të theksuara vranësirat paraqiten në ekstremin verior duke rrezikuar rrebeshe shiu.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 16°C deri në 40°C.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi veriperëndimor, duke krijuar në det dallgëzim mbi 2 ballë”.

Sipas meterelogëve edhe java e ardhshme do të jetë deri në 38-40 gradë.

Rajoni dhe Europa

Pjesa më e madhe e kontinentit Europian karakterizohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike KU moti i kthjellët dhe temperaturat e larta do të jenë dominante por temperatura ekstremisht të larta priten në gadishullin Iberik dhe rajonin e Ballkanit ndersa gadishulli skandinav si edhe Europa Lindore do të përjetojnë rrebeshe shiu, breshër si edhe mini-stuhi të forta ere. Po ashtu, stuhitë tropikale do të vijojnë në rajonin e Balltikut.

Republika e Kosovës

Mbetet Republika e Kosovës; nën ndikimin e motit të kthjellët dhe të nxehtë si pasojë e valëve të nxehtit Afrikan POR orët e pasdites do të sjellin kalime vranësirash nëpër territor, duke krijuar mundësi për reshje të izoluara në zona të thella malore, kryesisht në veri të kosovës.

Maqedonia e Veriut

Pjesa e parë e ditës në MV do të paraqitet nën dominimim e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta ndersa pasditja do të sjellë vranësira të shpeshta KU më të theksuara do të jënë në zonat kufitare me shqipërinë duke rrezikuar rrebeshe afat-shkurta shiu. Orët e mbrëmjes do të sjellin sërish përmirësim të kushteve atmosferik duke ri-sjellë motin e kthjellët në MV.

SHKARKO APP