Hysen Osmanaj: Askush nga KQZ s’mund të vendosë nëse bëhet apo jo votimi e numërimi elektronik
Gjatë një interviste për Report TV, nënkryetari i KQZ, Hysen Osmanaj thotë se askush nga KQZ nuk mund të vendosë nëse bëhet apo jo votimi e numërimi elektronik në zgjedhje.
Sipas tij, KQZ, zbaton vetëm ligjet që prodhon politika. Por sipas tij teknologjia në zgjedhje e bën më të lehtë administrimin.
“Të miratohet ligji, të vendoset se çfarë kërkohet dhe ne pastaj do të shohim e bëjmë apo s’e bëjmë. Kështu që mendoj se ne jemi njerëzit e fundit, në anëtarët e KQZ-së, qoftë dhe kryetari, por edhe unë, që bëhet apo s’bëhet votimi elektronik. Dhe padiskutim votimi elektronik është më i lehtë për të menaxhuar procesin elektronik, e shpejton, qoftë për nxjerrjen e rezultatit, qoftë për shumë procedura si dhe korrupsionin zgjedhor e minimizon”, tha dje Hysen Osmanaj.
Duke iu referuar takimit me Shoqatën Botërore të Organeve Zgjedhore Osmanaj konfirmon se vetë përfaqësuesit Korano Jugor janë shprehur se teknologjia në zgjedhje mund të implemntohet në një afat kohor prej tre muajsh.
“Unë i bëra një pyetje, votimi elektronik për sa kohë mund të implementohet, më tha për tre muaj. Ka edhe për dy muaj, tre muaj, dhe për 2 vjet, por varet se çfarë kërkohet dhe ku do të zhvillohet”, theksoi Osmanaj.
Dy ditë më parë KQZ nënshkroi një memorandum bashkëpunimi me Shoqatën Botërore të Organeve Zgjedhore, e cila do të asistojë në realizimin e një studimi në lidhje me fizibilitetin e projeketeve të teknologjisë në zgjedhje dhe ngritjen e kapaciteteve menaxhuese zgjedhore.
/shqiptarja.com/
KOHA JONË SONDAZH

