”I dënuar dy herë në Paris”/Berisha: 3 figurat publike që akuzojnë Ramën

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka shpërndarë një video në facebook, ku flet koleksionisti i ikonave, Gjergji Thimio, i cili thotë se kryeministri Edi Rama ka qenë dy herë i dënuar në Paris, për vjedhje dhe trafikim të ikonave të vjedhura. ”Duhet të dinë të gjithë shqiptarët, që Edi Rama ka qenë dy herë i dënuar në Paris për vjedhje dhe trafikim ikonash”. Nga ana tjetër Berisha, thotë se kjo është hera e tretë që Rama denoncohet publikisht për këtë dënim në Paris.

Postimi i plotë i Sali Berishës

Gjergji Thimio ka një akuzë konkrete për Edvin Mafinë, për të cilën ka heshtur si fija e barit. Vetëm dy ditë më parë personaliteti i shquar i CDU, Martin Henze shtroi nga Gjermania pyetjen për Edvin Kristaq Ramën: A keni qenë i burgosur në Paris për trafikim të ikonave të vjedhura? Ai nuk u përgjigj. Vite më parë ishte Fatos Nano që akuzoi Ramën si trafikant të ikonave të vjedhura në Paris. Për të gjitha këto akuza Edvin Kristaq Rama nuk ka dhënë asnjë përgjigje. Pse?? sb

SHKARKO APP