Ilir Kulla: Mbahu Veton, s’ke parë gjë akoma

Publicisti dhe njohësi mjaft i mirë i çështjeve të sigurisë, Ilir Kulla ka reaguar pas vendimit të Këshillit të Qarkut të Kukësit për heqjen e titullit ‘Nderi i Qarkut Kukës’, për Veton Surroin.

Me një reagim në Facebook, Kulla ironizon vendimin dhe i drejtohet Surroit duke thënë se ‘nuk ka parë gjë akoma. “Mbahu Veton Surroi s’ke pare gjë akoma, ti që shkruan libra e ke nënshkruar Marrëveshje historike si ajo e Rambujesë, mbaje mend s’ke parë gjë akoma, por pa merak se pas 25 Janarit kur ta marrin vesh që je mik personal i Presidentit Biden po këta do thonë s’dinim gjë e bëri Këshilli Qarkut Kukës me kokë të vet!”, shkruan Ilir Kulla në Facebook.

Lexoni edhe…

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?