I kërkuar për vrasjen e dy personave, 52 vjeçari në Shkodër u plagos nga RENEA gjatë operacionit për arrestimin e tij

Ardjan Narkaj është 52 vjeçari i plagosur me armë zjarri mëngjesin e sotëm në qytetin e Shkodrës, ndërkohë që bëhet me dije se ai është plagosur nga forcat RENEA gjatë operacionit pë arrestimin e tij.

Narkaj është një person i shpallur në kërkim, pasi është autori i një vrasjeje të dyfishtë të ndodhur në viti 2008 në Malësinë e Madhe. Ngjarja ndodhi në fshatin Bratosh, ku viktimë mbetën Tonin Ulaj dhe Gjergj Shota. Krimi i dyfishtë ndodhi gjatë kohës kur dy viktimat ishin persona të shpallur në kërkim nga Policia.

Mësohet se Ardjan Narkaj ka marrë 3 plumba, në kofshë, gjoks dhe parakrah, ndërkohë që ndodhet i shtruar në spitalin e Traumës në gjendje të rëndë./D.M-Kohajone

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?