I ngarkuari me punë i SHBA-së, Wisner vizitë në Korçë. Njihet me projektet e mbështetura nga SHBA

I Ngarkuari me punë i SHBA-së në Tiranë, David Wisner, Atasheu i Mbrojtjes Eric Cote dhe familjet e tyre vizituan qytetin e Korçës. Gjatë vizitës, Wisner pati kënaqësinë të takohej me një mësuese ndihmëse të gjuhës angleze të mbështetur nga ambasada, që jep mësim për banorët e qytetit.

Ai takoi gjithashtu disa pronarë biznesesh në Pazarin e Korçës, të cilët kanë përfituar nga mbështetja e Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF). “Ndikimi pozitiv i punës jofitimprurëse të AADF-së në komunitetin dhe ekonominë vendase ishte i jashtëzakonshëm”, thuhet në njoftimin e ambasadës së SHBA-së.

Gjatë vizitës së tij në Korçë, Wisner vizitoi shkollën e parë shqipe, “Mësonjëtoren” dhe mori pjesë në një ceremoni të veçantë përkujtimore të armëpushimit gjatë Luftës së Parë Botërore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai gjithashtu vizitoi Voskopojën dhe kishën e Shën Nikollës, të cilat Shtetet e Bashkuara kanë ndihmuar të restaurohen si projektin e parë të Fondit të Ambasadorëve për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore në Shqipëri në 2001.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?