I nxehti afrikan mbërthen sërish vendin, temperaturat mbi 40 gradë celcius

Moti për ditën e sotme, më 12 gusht 2025, do të sjellë një tjetër ditë përvëluese për qytetarët në të gjithë Shqipërinë.

Sipas parashikimeve të fundit meteorologjike, vendi do të përfshihet nga një tjetër valë e të nxehtit afrikan, me temperatura që në shumë zona do të arrijnë deri në 41 gradë Celsius.

Qytetet e zonës perëndimore, përfshirë Tiranën, Durrësin, Fierin dhe Elbasanin, do të jenë më të ekspozuarat ndaj vapës përvëluese.

Swiss Digital Desktop Reklama

Orët më të nxehta priten të jenë mes orës 12:00 dhe 17:00, kur termometri do të ngjitet mbi 40°C. Edhe në zonat malore, ku zakonisht moti është më i freskët, priten temperatura mbi mesataren sezonale, me vlera që shkojnë deri në 34°C në qytete si Korça, Peshkopia apo Kukësi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Moti do të jetë i kthjellët gjatë gjithë ditës, pa reshje shiu, me diell të fortë dhe erë të lehtë nga veriperëndimi. Nuk përjashtohen disa orë me lagështi të lartë atmosferike, veçanërisht në ultësirën perëndimore, çka do të shtojë ndjesinë e të nxehtit.

Po ashtu, me rritjen e temperaturave dhe thatësisë, rritet rreziku për zjarret në zona pyjore dhe me bimësi të dendur.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?