I nxehti afrikan përfshin vendin, temperatura përvëluese deri në 40 gradë celcius

Ditën e sotme në vendin tonë, i nxehti afrikan vijon ndikimin e tij edhe gjatë ditës së martë, duke sjellë mot të kthjellët dhe temperatura të larta, ku vlerat ekstrem priten në zonat jugore deri në 40 gradë Celcius.

Orët e pasdites sjellin prezencë të vranësirave të pakta në të gjithë territorin e vendit, ku më të dukshme do të jenë në zonat verilindore dhe juglindore.

Mundësia për reshje është thuajse zero. Rritet ndjeshëm lagështira relative në ajër, duke bërë që i nxehti të ndjehet edhe më shumë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes dhe në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 13°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Ersekës, deri në 40°C vlera më e lartë e cila pritet përgjatë Ultësirës Perëndimore.

Swiss Digital Mobile Reklama

Era do të fryjë e lehtë dhe herë pas herë mesatare me shpejtësi mbi 28 km/h nga drejtimi perëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?