I plotëson Shqipëria kushtet për anëtarësim në BE? Ja lista e standardeve

Mënyra për të hyrë në Bashkimin Europian ose për tu konsideruar vend anëtar, vendet kandidate duhet të përmbushin standardet e caktuara, e që janë sipas Komisionit Europian.

Vendet që dëshirojnë të bashkohen duhet të kenë:

1- Institucione të qëndrueshme që garantojnë demokraci, sundimin e ligjit, të drejtat e njeriut dhe respektimin dhe mbrojtjen e minoriteteve;

Swiss Digital Desktop Reklama

2- Një ekonomi tregu funksionale dhe kapacitet për tu përballuar me konkurrencën dhe forcat e tregut në BE;

Swiss Digital Mobile Reklama

3- Aftësia për të marrë dhe zbatuar në mënyrë efektive detyrimet e anëtarësimit, duke përfshirë respektimin e qëllimeve të bashkimit politik, ekonomik dhe monetar.

Perspektiva e anëtarësimit në BE vazhdon të përzënë politikën në shumë vende që ende nuk janë bashkuar me bllokun. Për shembull, menjëherë pas votimit të Brexit, Presidenti i Ukrainas Petro Poroshenko ka shkruar se: “Forca e vërtetë e Europës është aftësia e tij për të frymëzuar një ndryshim tek  tjerët” dhe e përshkroi BE-në si “rrugën e vetme drejt një të ardhme më të mirë dhe mjeti i vetëm për sëmundjen e egoizmit dhe ndarja që ka kushtuar kontinentit tonë miliona jetë”.

Në Ballkan, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia janë të gjithë në faza të ndryshme duke u përpjekur për të aderuar në Bashkimin Evropian dhe Kosova së bashku me Bosnje e Hercegovina janë konsideruar si “kandidate potenciale”, por ka shumë frikë në Ballkan se Brexit do të ngadalësojë ose do të pengojë shanset e tyre për t’u bashkuar.

Statusi i demokracive është gjithashtu një shqetësim. Analisti politik boshnjak Adnan Huskic ka ngritur shqetësimet se në një situatë ku Shtetet e Bashkuara gjithnjë e më të pa interesuara në rajon dhe Europë është kthyer nga brenda. Ai shton se:“Rusia, Turqia dhe vende të tjera mund të ndërhyjë dhe vendet të cilat nuk kontribuojnë në sigurinë e përgjithshme dhe krijimin e mjedisit që do të mbështesë zhvillimin e demokracisë në [Bosnje dhe Hercegovinë]”.

Burimi: Vox News/Përshtati: Redjon Shtylla

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?