I shoqëruar nga bashkëshortja, voton Erjon Veliaj

Kandidati i PS për Bashkinë e Tiranës, Erjon Veliaj ka ushtruar të drejtën e tij për të votuar në qendrën që i takon në Tiranë.

Ai ka qenë i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa.

Në një prononcim për mediat ai i bëri thirrje të gjithë qytetarëve që nuk votuan në mëngjes për shkak të problemeve me identifikimin elektronik, të rikthehen në qendrat e votimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Jam në dijeni të faktit që kemi pasur disa avari, jo dramatike. Më vjen mirë që ka një vendimmarrje nga KQZ për të kaluar në identifikimin manual. Ftesa për qytetarët që janë dekurajuar, është të rikthehen në qendrat e votimit. Është shumë e rëndësishme që të gjithë të votojnë. Të gjithë duhet të kthehen te qendrat e votimit. Janë fatet e qytetit për katër vitet e ardhshme. Mezi pres që ta çojmë këtë proces deri në fund me qetësi. Duhet të falënderoj të pesë kandidatët e tjerë, i uroj shëndet. Gara tani mbaroi, nesër i rikthehemi normalitetit. Ka qenë një nga fushatat më të qeta në Tiranë. Lusim të gjithë ata që janë në krye të këtij procesi ta vazhdojnë me qetësi dhe të dalim faqebardhë”, tha Veliaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?