Idrizi: Nuk ka turp për çështjen çame

Në Komisionin e Jashtëm të zhvilluar sot paradite përveç çështjeve të rendit ishte dhe prezantimi i raportit të Ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati në lidhje me vizitën diplomatike në vendin helen. Ministri foli se raportet po vijojnë drejt një përmirësimi por duhen ende shumë punë për të arritur objektivat e vendosura. Heqja e ligjit të luftës do të çlironte energji pozitive në marrëdhëniet mes Greqinë. Ky është qëndrimi i Ministrit të Punëve të Jashtme të vendit tonë, Ditmir Bushati.

Bushati tha se marrëdhënia me Greqinë kushtëzohet nga tre elementë kryesorë. “Kryefjalë është ligji i luftës, i cili është vendosur pas luftës së dytë botërore. Kjo do të çlironte pozitivitetin e munguar mes vendeve”, nënvizoi Bushati.

Marrëdhënia me Greqinë sipas Ministrit kushtëzohet nga tre elementë kryesorë, por më i rëndësishmi dhe kryefjalë është ligji i luftës. “I cili është vendosur pas luftës së dytë botërore. Kjo do të çlironte pozitivitetin e munguar mes vendeve”, është shprehur Ministri Bushati.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në fjalën e tij kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi ka kërkuar që të flitet qartë për çështjen çame dhe ka këshilluar Ministrinë të veprojë drejtë për këtë pikë të rëndësishme.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Çështja çame, është çështje e të drejtave të njeriut dhe pasojat e gjenocidit ndaj çamëve vazhdojnë dhe sot. Pse s’e thoni qartë çështjen çame? Nuk kemi as pse fshihemi, as pse nuk kemi turp, sepse është një e drejtë që ta themi të qartë atë që është e vërtetë”, ka vijuar Idrizi.

Sipas kreut të PDIU-së nuk ka përse të mos kemi marrëveshje ndërkombëtare për të ngritur varrezë, lapidar edhe për çamët e Greqisë. Efektet e ligjit sipas tij, Vazhdojnë për shqiptarët e Çamërisë, prandaj duhet të kërkojmë statusin e minoritetit shqiptar”, shtoi më tej.

Në lidhje me 25 vjetorin e marrëdhënieve midis dy vendeve, me batutë Idrizi i ka kujtuar Ministrit që ta ftojnë edhe atë. Mos e trajtoni çështjen çame si ato çështjet që e dini mirë ju si kanë përfunduar, mos i trajtoni çështjen si raste që duken të ngjashme”, ka vijuar më tej Idrizi.

R.Sh

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?