FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Idrizi përshëndet takimin Rama-Basha: Duhet të bëjnë lëshime

Shpëtim Idrizi kryetari i PDIU-së ka reaguar pas takimit mes kreut të qeverisë Edi Rama dhe kryeopozitarit Lulzim Basha.

Në një deklaratë për mediat, PDIU përshëndet dialogun, edhe pse të vonuar mes Kryeministrit Rama dhe kryetarit të opozitës Basha.

“PDIU vlerëson faktin se për herë të parë zgjidha politike mes mazhorancës dhe opozitës po kërkohet në zyrën e Presidentit të Republikës dhe jo me ndërmjetës të huaj”, thuhet në reagimin e PDIU-së.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas kësaj force, ‘kriza aktuale nuk cenon vetëm partitë politike, por Shqipërinë dhe shqiptarët’.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Prandaj, u bëjmë thirrje palëve të ngrihen në nivelin e duhur për të bërë lëshime reciproke e për të dhënë zgjidhje në emër të Atdheut të vetëm që kemi! Ne kemi Veç Një Atdhe, që i kemi dhënë vazhdimisht kriza. Tani është koha t’i ofrojmë zgjidhje!”, -deklaron PDIU.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?