FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ikën përfundimisht nga PS “kaubojsi” Eduart Ndocaj

Partia Bashkimi Demokristian Shqiptar, me kryetar deputetin e zgjedhur në radhët e PS-së për qarkun e Lezhës, Eduart Ndocajn, ka kaluar zyrtarisht në opozitë.

Anëtarë të saj i janë bashkuar protestës që organizoi sot PD-së në Tiranë dhe në disa rreth-rrotullimeve kryesore të akseve rrugore në vend.

Alban Daci, N/Kryetari i PBDKSH bashkë me drejtues e simpatizant të tjerë të PBDSH zgjodhën rrethrrotullimin e Milotit për t’iu bashkuar Opozitës. Burime pranë kësaj partie thonë se do të marrin tashmë pjesë në të gjitha iniciativat e saj për kauzat e zgjedhjeve të lira e demokratike. Ndocaj, është deputeti tjetër i është larguar të majtës, ku së fundmi edhe disa aleatë të tjerë siç është kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule si dhe ai i partisë Demokristiane, Nard Ndoka të cilët i janë bashkuar kauzës së opozitës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?