Ikën Sandri, frikësohet Edi!

-Policia ishte e dhunshme dje, duke rrahur e masakruar çdo protestues, shenjë kjo se nuk ishte Sandër Lleshi problemi kryesor, por shefi i qeverisë ndaj dhe ia thyen xhamat e zyrës së tij në PS.

-Dje Tirana ishte në një situatë lufte guerile, ku të rinjtë protestues qëllonin mbi kryeministri, ministrinë e brendshme si dhe digjnin gjithçka publike si shenjë zemërimi ndaj qeverisë së Edi Rama. Asnjë objekt privat nuk u prek nga protestuesit. Kryeministri dje u mundua t’i hedhë turmës “kokën e prerë” të ministrit të brendshëm, por turma e kishte me kryeministrin urrejtjen, ndaj përplasjet ishin më të dhunshme.

 

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj dha dorëheqjen dje nga detyra, por revolta që ka nisur në Shqipëri nuk është ndalur. Tubimi i mbrëmjes së djeshme në Tiranë e ka kthyer kryeqytetin në një zonë të luftës guerrile mes të rinjve dhe Policisë së Shtetit. Protesta nisi dje në orën 18:00 në disa zona të Tiranës dhe qytetarët kërkonin drejtësi për vrasjen e Klodian Rashës nga policia. Kryeministri Edi Rama zgjodhi që në të njëjtën orë të jepte një mesazh publik ku njoftoi dhe largimin e Sandër Lleshaj. Por truku i përdorur nga kreu i qeverisë për t’ja hedhur gjithë barrën e fajit Sandër Lleshajt nuk ka bindur qytetarët. Pak minuta pas njoftimit të largimit të Sandër Lleshaj, qytetarët kanë nisur sulmin në disa zona të Tiranës duke kërkuar largimin e qeverisë dhe regjimit të Rilindjes.

Fillimisht u sulmua Ministria e Brendshme, më pas Ministria e Financave, Kryeministria dhe deri te selia e Partisë Socialiste. Protestuesit, kryesisht të rinj, sulmuan çdo objekt që në rrugë lidhet me qeverinë. Edhe pse në disa zona të Tiranës pati përplasje me policinë dhe incidente, në asnjë rast nuk u raportuan dhunë, dëme apo vjedhje ndaj bizneseve private. Protestuesit kanë sulmuar simbolet e institucioneve, mjetet e policisë, kanë thyer xhama dhe kanë ndezur kosha plehrash, por në asnjë rast nuk u raportua për dhunë ndaj pronës private. Urrejtja dhe revolta është e drejtuar kundër regjimit të Rilindjes dhe jo rastësisht pre e dhunës ra dhe selia partisë që sot drejton një regjim kriminal.

Protestës së qytetarëve, policia ju përgjigj me reagim të fortë dhe dhunë. Edhe pse mediat nuk u lejuan të pasqyronin operacionet e policisë, në disa pamje shihen policë civilë që rrëmbejnë të rinj dhe i fusin në makina pa targa, dhunojnë dhe rrahin barbarisht qytetarë që ndodheshin mes tubuesve. Sigurisht, protesta e të rinjve ishte e dhunshme dhe policia duhet të përgjigjej, por reagimi i policisë në jo pak raste nuk ishte vetëm ndaj protestuesve dhunues, por përfshiu dhe qytetarë dhe të rinj që nuk kishin bërë akte ekstreme apo që kalonin rrugës në punën e tyre. Askush nuk mbron dhunën ndaj institucioneve, por reagimi i policisë ishte shpesh herë i pamotivuar. Ndryshe nga protesta e ditës së mërkurë, kur forcat e rendit u treguan të kujdesshme, dje dukej qartë se policia e shtetit kishte marrë urdhra të qartë për dhunë brutale dhe për të shtypur me çdo kusht revoltën që ka nisur në Tiranë. Dhuna e policisë ndikoi dhe më tej në acarimin e situatës, pasi protestuesit u shpërndanë në çdo cep të Tiranës. Protesta nuk organizohet nga partitë e opozitës, por reagimi i qytetarëve në mënyrë të qartë është politik. Tubimet nisën dy ditë më parë për vrasjen e Klodian Rashës dhe zjarri i protestave nuk është ndezur vetëm në Tiranë, por dhe në çdo qytet të vendit. Vrasja e një të riu nga policia ishte akti që tregoi se pushteti ka humbur çdo legjitimitet dhe është kthyer në rrezik për çdo qytetar. Shumica e protestuesve janë të rinj dhe qytetarë që deklarojnë se protesta është për gjithë këtë keqqeverisje që u ka marrë atyre të ardhmen. Është një revoltë që ka plasur nga keqqeverisja, vjedhja, korrupsioni dhe vrasjet e pushtetit që nuk do të ndalet me kaq. Largimi i Sandër Lleshaj ishte një strategji e Edi Ramës për të qetësuar qytetarët e zemëruar. Fjalimi i tij ishte gjithë vrer ndaj qytetarëve dhe kishte brenda kërcënime e sfidë se pas ikjes së Lleshajt asgjë s’do të ndryshojë në modelin e kësaj qeverie. Ndaj dhe dje qytetarët nuk ikën nga sheshet pasi Lleshaj iku nga zyra. E dinë se e keqja që ka kapluar vendi nuk është një apo disa ministra. E keqja është te qeveria dhe pa ikur Rilindja asgjë nuk mund të ndryshojë./Mili Xhani/

SHKARKO APP