Ikin nga ”luksi” të burgosurit VIP! Nga Dako, Koka deri te Gjici e Beleri dërgohen në këtë burg

Vipat e politikës kanë lënë burgun e ”luksit” në Durrës. Emrat si: Vangjush Dako, Lefter Koka, Oltion Bistri, Safet Gjici, Lefter Alla, Dedan Gjoni, Fran Tuci, Xhevahir Lita dhe Fredi Beleri janë transferuar në burgun e Fierit.

Lëvizjet e të paraburgosurve janë kryer pas ngjarjeve në Peqin dhe informacioneve se të burgosurit në burgun e Durrësit po trajtoheshin në mënyrë të privilegjuar.

Në sektorin “Vip”, mbaheshin ish-zyrtarë, ish-prokurorë e ish-ministra në gjykim apo nën hetim për korrupsion, shkelje në tendera dhe shpërdorim detyre.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?