Ilir Kulla: Opozitë që do rrëzimin e kryebashkiakut, por jo të qeverisë!
Nga Ilir Kulla-
Kjo protesta e sotme te Bashkia e Tiranes me kujtoi paqen Nano-Berisha te viteve 2002-2003, kur opozita nuk kërkonte të rrezonte Kryeministrin, por Kryetarin e Bashkisë (Edi Ramën). Përmbytja te Liqeni dhe disa arrestime të tjera e çuan te gjithë luften e opozitës së PD direkt te Bashkia.
As atëhere nuk kishte protesta të forta për rrëzimin e kryeministrit!
Aq e fortë dukej aleanca anti-Bashki saqë në zgjedhjet vendore ku ishin dyshja Ngjela-Rama për pak sa nuk fitoi Ngjela.
Kanë kaluar me shumë se 20 vite por historia përseritet; opozita e fortë me 116 vota në Kuvend (mbrëmë për Aministinë) është sulur sot me kuç e me maç që të rrezojë Bashkinë dhe jo Qeverinë! Aktorët janë po ata; i vetmi ndryshim mbetet se kryebashkiaku i asaj kohe sot është Kryeministër.