Ilir Meta: Fillimi i ndryshimit do të jetë 14 maji

“Rrugëtimi ynë drejt 14 Majit është i pandalshëm.
Qytetarët e Tiranës duan Ndryshim, sepse kosto e jetesës është rritur, çmimet e banimit janë bërë të papërballueshme, ndërsa fuqia e tyre blerëse është ulur dhe kjo po i detyron të rinjtë të emigrojnë.
Duhen ndryshime të mëdha në sistem, duhen punë të reja në nivelin lokal dhe atë qendror.
Por fillimi i Ndryshimit do të jetë 14 Maji.
Dje ishim në njësinë nr. 9 në Tiranë, e do të vijojmë të jemi në çdo lagje, në çdo rrugë e rrugicë për të dëgjuar zërin e qytetarëve tanë, në mënyrë që zgjidhja e shqetësimeve të tyre të jetë kryefjala e këshilltarëve tanë në Këshillin Bashkiak. Bashkë Fitojmë!”, shkruan Meta në një postim në rrjetet sociale.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?