Ilir Meta flet nga protesta para Parlamentit: Rama është i kapur në flagrancë

I pranishëm në protestën para Parlamentit të Shqipërisë është edhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Gjatë fjalës së tij, Meta tha se ky nuk është më parlamenti i qytetarëve por është kthyer në një zyrë noteriale të kryeministrit.

“Parlamenti është ”house of representative”, shtëpia e përfaqësuesve të popullit. Ne përfaqësojmë të paktën 750 mijë vota. Kanë tmerr nga opozita. Ky nuk është më Parlamenti i qytetarëve shqiptarë. Është kthyer në një zyrë noteriale, të një kryeministri të kapur në flagrancë duke bërë aktet më të rënda kundër pluralizmit të Shqipërisë.

Sepse e vërteta është që policët tanë paguhen më keq se gjithë policët në rajonin tonë. Ndërkohë që shefat e tyre janë tërë ditën në dreka dhe darka me trafikantët e drogës. Mësuesit tanë janë më të keqpaguarit në rajon. Një mësues në Shqipëri merr 4200 euro në vit, ndërsa në Mal të Zi merr 9000 euro në vit”,-tha Meta.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?