Ilir Meta në ceremoninë e lumturimit të 38 martirëve: Binomi Fe e Atdhe, identitet i shqiptarit

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta mori pjesë në meshën e lumturimit të 38 martirëve të klerit katolik Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta mori pjesë në meshën e lumturimit të 38 martirëve të klerit katolik të pushkatuar nga regjimi komunist në Shqipëri në vitet 1945-1974 për shkak të besimit në fe.

Në meshën që u mbajt në katedralen e Shën Shtjefnit në Shkodër, ishin të pranishëm autoritete të larta të Vatikanit, klerikë nga vende të ndryshme të botës dhe drejtues të komuniteteve fetare në vend.  Meta përshëndeti lumturimin e 38 martirëve, duke u shprehur se ata janë një motiv krenarie për atë çka ato kanë bërë për vendin dhe se binomi “Fe e Atdhe” është shprehje e identitetit të shqiptarit për ndërtimin e Shqipërisë së ëndrrave të tyre.

“38 martirët që sot lartësohen në altarët e Kishës Katolike, duhet të jenë për të gjithë një motiv krenarie për atë çka ato kanë bërë për lirinë e vendit tonë, duke u mbështet në Zotin, por dhe shprehje e angazhimit tonë për të ndërtuar Shqipërinë me Zotin që ata ëndërronin. Binomi Fe e Atdhe është shprehje e identitetit të shqiptarit për ndërtimin e Shqipërisë së ëndrrave të tyre dhe njëkohësisht ëndrra e jonë”, – tha Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta.

Swiss Digital Desktop Reklama

monika-kishe meta-nishani monika2 meta1

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?