Ilir Meta, në Konferencën Ndërkombëtare mbi Transparencën Parlamentare, Gjeorgji

Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare "Përkushtim ndaj Transparencës: Planet e Veprimit Parlamentar, Standardet dhe Mjetet" që po organizohet këto ditë në Tbilisi, Gjeorgji nga Instituti Kombëtar Demokratik (NDI) në bashkëpunim me Kongresin e Kilit, Open Government Partnership nën kujdesin e Parlamentit të Gjeorgjisë.

Kjo konferencë ndërkombëtare e grupit të punës së transparencës legjislative të Open Government Partnership mbledh delegatë nga disa vende të botës për të diskutuar mbi bashkërendimin e aksionit të përbashkët për të rritur dimensionin parlamentar të transparencës së qeverisjes, duke u fokusuar në ndërtimin e një plani të përbashkët veprimi për të rritur transparencën legjislative dhe pjesëmarrjen e shoqërisë civile dhe publikut në vendimmarrje.

Gjatë sesionit të hapjes së Konferencës, Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta mbajti edhe një fjalë përshëndetëse.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?