Ilir Meta në Skrapar: Më shumë shërbime dhe punësim për qytetarët

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, ka marrë pjesë në përurimin e degës së re të Bankës Kombëtare Tregtare në Bashkinë e Skraparit. Të pranishëm në këtë ceremoni ishin deputetja e LSI, Silva Caka, Kryetari i Bashkisë Skrapar, Nesim Spahiu, Drejtori i Përgjithshëm i BKT-së, Seyhan Pencabligil, etj.

Gjatë fjalës përshëndetëse të mbajtur në këtë aktivitet Meta vlerësoi mundësitë e reja që krijohen për qytetarët dhe sipërmarrjen nga ky investim, duke i hapur rrugë krijimit të vendeve të reja të punës.

“Jo thjeshtë se këtu janë hapur disa vende pune të reja, por falë këtij investimi, që po bën sot BKT-ja jam i sigurt se me dhjetëra e me qindra vende punë do të hapen në të gjithë Skraparin si rezultat i investimeve, i sipërmarrjes, i rritjes së kreditimit dhe i përmirësimit të shërbimeve në kreditim ndaj qytetarëve dhe sipërmarrësve këtu”, – deklaroi Kryetari i Kuvendit, ndërsa vlerësoi investitorët seriozë si tejet të rëndësishëm në gjithë zhvillimin e Shqipërisë, të ekonomisë sonë dhe në shërbimet që u ofron qytetarëve tanë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu,zMeta theksoi se afrimi i bankave apo investitorëve në qytetin e Çorovodës do të thotë rritje e mundësive për biznesin, aktivitet ekonomik apo turizmin, ndërkohë që edhe komuniteti dhe e gjithë zona do të përfitojë njëkohësisht sa më shumë nga kontributi dhe nga shërbimi i tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Fakti që vijnë bankat këtu është një lajm shumë i mirë, sepse ato shohin që mundësitë për biznes për aktivitet ekonomik, për turizëm në Skrapar po rriten dhe duan të jenë pjesë e kësaj rritjeje dhe përfitues dhe shpresojmë që ata të përfitojnë sa më shumë nga e gjithë kjo në mënyrë që e gjithë zona dhe i gjithë komuniteti të përfitojë njëkohësisht sa më shumë nga kontributi dhe nga shërbimi i tyre”, – deklaroi Kryetari i Kuvendit,  Ilir Meta.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?