FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ilir Meta nesërmbrëma në Oranews hap “kutinë e Pandorës”

Pas deklaratës që dha në selinë e LSI, Ilir Meta, njeriu kyç i zgjidhjes së krizës politike, ka shpallur “black out”-in informativ.

Por kjo nuk do të vazhdojë gjatë. Ai ka premtuar se të enjten, në ora 21.00 në Ora News, do të japë një intervistë ekskluzive për emisionin “Arena”. Në 120 minuta, përballë Dritan Hilës, Kryetari i Kuvendit dhe shefi i LSI ka premtuar t’i japë fund gjithë dyzimeve dhe interpretimeve të deritanishme që i janë bërë deklaratave të tij.Por gjithashtu ka premtuar se për herë të parë do të bëjë me dije qëndrimin ndaj presidentit, kujt i takon ai dhe cili është emri që ai ka.

A do të marrë pjesë në zgjedhje pa PD, a do të kërkojë ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe të kodit; si e mendon koalicionin parazgjedhor apo paszgjedhor; çfarë ka biseduar me Ramën dhe kushtet e tij; a ka frikë nga reforma në drejtësi dhe çfarë mendon rreth saj?

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk do të mungojnë përgjigjet as për raportet dhe vlerësimet për pjesëmarrjen në qeverinë Berisha dhe pastaj Rama dhe cilat janë raportet personale me Lulzim Bashën. A do ishte i mundshëm një koalicion paszgjedhor me PD. Gjithçka që nuk keni dëgjuar më parë, të enjten në Ora News, në Arena./dritare.net

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?