Ilir Meta takim me kreun e PDIU, Shpëtim Idrizi tek kryesia e Kuvendit

Kreu i LSI, Ilir Meta takoi kokë më kokë për 30 minuta aleatin e tij në qeveri, kreun e PDIU-së, Shpëtim Idrizi. Burime për “BalkanWeb” bëjnë me dije se takimi mes të dyve u zhvillua tek kryesia e Kuvendit, në zyrën e Metës dhe vjen në një ditë kur ka dështuar raundi i dytë për zgjidhjen e Presidentit.

Sipas burimeve që disponon “BalkanWeb” mësohet se tema e diskutimit mes të dyve ishte situata politike dhe se si mund të dilet nga kriza e krijuar. Kujtojmë se po sot KQZ-ja nuk ka pranuar të shqyrtojë kërkesën e dy aleatëve, Edi Rama dhe Ilir Meta për shtyrjen e afatit për regjistrimin e koalicioneve me 8 ditë, ndërsa ky i fundit duket se po bën çdo gjë për të nxjerrë vendin nga kriza, arsye për të cilën është takuar edhe me Idrizin. Nuk dihet nëse Meta ka kërkuar ndihmën e Idrizit për të gjetur një zgjidhje që opozita të dalë nga çadra, kur lideri i saj Lulzim Basha edhe sot artikuloi prerë se vetëm një qeveri teknike mund ta nxirrte vendin nga kriza, mund ta çonte drejt zgjedhjeve.

E ndërsa të majtët angazhohen për të gjetur zgjidhje, Basha me aleatët e tij vendos të përshkallëzojë protestën edhe në rrethe. Ky vendim u mor sot dhe pritet që të marrë zbatim ditën e hënë, ku në çdo qytet, ashtu si në çadër do ketë protesta dhe bllokim të rrugëve kryesore.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?