Ilir Meta takime në Gjermani
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, takohet me Kryetarin e “Parlamentit të Shtetit” të Landit të Schleswing Holstein të Republikës Federale të Gjermanisë Klaus Schilie
Meta: “Marrëdhëniet ndërparlamentare instrument i rëndësishëm për të forcuar dhe konsoliduar më tej raportet mes dy vendeve”.
Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Ilir Meta, u takua gjatë vizitës së tij zyrtare në Landit të Schleswing Holstein të Republikës Federale të Gjermanisë me Kryetarin e Parlamentit të Shtetit Klaus Schlie. Meta nenvizoi nivelin e shkëlqyer të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Gjermanisë dhe vlerësoi marrëdhëniet ndërparlamentare si instrument të rëndësishëm për të forcuar dhe konsoliduar më tej marrëdhëniet mes dy vendeve dhe popujve.
Kryetari i Kuvendit shprehu mirënjohjen dhe vlerësoi kontributin e Gjermanisë për mbështetjen e Shqipërisë në rrugën e saj të integrimin në Bashkimin Evropian. Meta dhe Klaus Schlie ndanë bindjen se forcimi i shkëmbimeve dhe bashkëpunimit mes Kuvendit të Shqipërisë dhe Parlamentit të Landit të Schleswing Holstein i shërben forcimit të marrëdhënieve politike, ekonomike dhe kulturore mes dy vendeve në të ardhmen.
Të dy Kryetaret inkurajua intensifikimin e kontakteve mes dy institucioneve homologe nëpërmjet shkëmbimit të vizitave reciproke edhe institucionalizimit të tyre nëpërmjet nënshkrimit të një marrëveshjeje bashkëpunimi. Z. Meta shprehu vullnetin për një bashkëpunimin të drejtpërdrejtë me Landin e Schleswing Holstein duke shfrytëzuar potencialet në fushat e bujqësisë, turizmit, industrisë së peshkimit, tregtisë dhe transportit detar, energjisë së rinovueshme si dhe në fushën e kërkimit shkencor.
KOHA JONË SONDAZH

