Ilir Meta takon Enver Bytyçin dhe fillon leximin e librit “”Kosova e rrezikuar nga Serbia e Madhe”

Nga Ilir Meta-

E veçantë kënaqësia të takoja sot Profesorin dhe njohësin e shkëlqyer të çështjeve rajonale, Dr. Enver Bytyçin, i cili më dhuroi librin e tij më të fundit “Kosova e rrezikuar nga Serbia e Madhe”, që mezi pres ta lexoj.

Kosova si shtet i lirë dhe i pavarur është realitet i pakthyeshëm që ka kontribuar për më shumë paqe, siguri dhe stabilitet në rajonin tonë.

Jo vetëm kaq, por Kosova sipas edhe raportit të fundit për Indeksin e Demokracisë Liberale dhe Elektorale është sot një shembull i shkëlqyer i funksionimit të demokracisë dhe i besimit te vota e lirë, në rajonin tonë që po vuan nga autoritarizmi, duke lënë pas me 20 vende Shqipërinë.

Në nderim të gjakut të Adem Jasharit dhe të të gjithë Heronjve të Kosovës, në nderim të gjakut të Indrit Carës (Ushtar Kavajës) dhe bijve më të mirë të kombit që dhanë jetën për lirinë e Kosovës, por edhe në respekt të vendimit historik të 14 viteve më parë të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, Shqipëria duhet të bëjë çdo përpjekje për të nxitur njohjen sa më të gjerë të shtetit të Kosovës dhe anëtarësimit të saj në organizatat ndërkombëtare, në të mirë edhe të çështjes shqiptare.

Shqipëria dhe Kosova kanë nevojë urgjente për partneritet.

Edhe një herë faleminderit Prof.Enver Bytyçit dhe të gjithë personaliteteve në fushën e diplomacisë që punojnë me pasion dhe profesionalizëm në mbrojtje të Kosovës dhe çështjes kombëtare.

SHKARKO APP