Ilirian Celibashi: 7 vjet burg çdo komisioner që ka prekur votat. Kemi pamjet filmike

Komisioneri Shtetëror i Zgjedheve, Ilirian Celibashi ka reaguar pas denoncimeve të forta që janë bërë në media për nxjerrjen e votave të pavlefshme.

Në një mesazh në rrjetet sociale, pas skandalit të Durrësit, ku komisoinerët e PS kanë manipuluar votat, Celibashit shprehet se çdo prekje e votës dënohet  me 7 vjet burg.

“Cënimi i votës së çdo kandidati do të ketë si pasojë sanksion penal deri në 7 vite burgim, për këdo nga numëruesit apo komisionerët e përfshirë.  KQZ disponon pamjet filmike të vlerësimit të çdo votë, të bërë në fazën e nxjerrjes së rezultatit për partitë dhe koalicionet”,- shkruan Celibashi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?