FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ilirjan Celibashi i prerë: PD të plotësojë dokumentat, ndryshe nuk regjistrohet!

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka folur për procedurën e regjistrimit të Partisë Demokratike në zgjedhjet lokale të 14 Majit. Gjatë një interviste për emisionin “Log.”, Celibashi u shpreh se ligji e përcakton qartë se cilat dokumente duhen dorëzuar duke mos e përjashtuar faktin se PD rrezikon të mbetet jashtë regjistrimit në zgjedhje.

“Ne mundet në çdo rast të bëjmë në mënyrë figurative cirk dhe të japim interpretimin që dëshirojmë ne. Nëse ligji thotë duhet të depozitohet ky dokument, do të thotë që ai dokument duhet të depozitohet. Nëse dispozita thotë dokumenti “X” duhet të paraqitet, atëherë nuk ka rrugëzgjidhje tjetër,” – u shpreh ai.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?