Importi i jahteve pa TVSH, Tabaku përshëndet kthimin e ligjit nga Meta: Ligj i palogjikshëm dhe kriminal

Ish- deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku në emër të PD-së ka përshëndetur vendimin e Presidentit të Republikës Ilir Meta për të kthyer ligjin për importin e jahteve pa TVSH, duke hequr këtë taksë.

Në një reagim përmes rrjeteve sociale, Tabaku thotë se ky ligj është i palogjikshëm dhe kriminal kur vendi është në një krizë të thellë për çdo shqiptar.

Më pas, Tabaku paralajmëron se shqiptarët do e tregojnë maturinë dhe vullnetin e tyre kundër kësaj mazhorance duke zgjedhur për të ardhmen, fëmijët dhe ekonominë e tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Në emër të Partisë Demokratike, përshëndes vendimin e Presidentit Meta për të kthyer ligjin që i heq TVSH-në blerjes së jahteve. Ky ligj është në vetvete i palogjikshëm dhe kriminal në një vend ku një pjesë e biznesit të vogël paguan TVSH-në ndërsa oligarkët dhe pazari i tyre jo. Por, ky projektligj bëhet edhe më i paturpshëm në kushtet e një krize të thellë që ka kapur jetën e çdo shqiptari. Kur bizneset mbyllen masivisht, kur papunësia rritet, kur konsumi ulet, investimet e të ardhurat bien e çdo taksë rritet qeveria përsëri mendon të favorizojë klientët e saj. Ky ligj u votua në Parlamentin kukull, disa ditë pasi qeveria i detyroi bizneset e goditura të vendit të paguanin TVSH-në edhe kur ishin te mbyllura. Një ligj që është dëshmi e radhës që mazhoranca nuk e ka mendjen tek qytetarët e vendit por tek një pakicë të cilën e furnizon me lehtësira fiskale si kjo që Presidenti Meta e rrëzoi. Shqiptarët do ta tregojnë me maturinë e tyre vullnetin kundër një mazhorance që është produkt i një ortakërie mes krimit të organizuar dhe oligarkisë. Shqiptarët do të zgjedhin për të ardhmen e tyre, për familjen e tyre, për ekonominë e tyre. Një vend që pritet të goditet me një varfëri që do të shkojë në gati 50% të popullsisë, një shoqëri e cila po pëson rritjen më të madhe të papunësisë nuk ka luksin për këto eksese të turpshme”, theksoi Tabaku.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?