Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 24 Tetor 2026, 09:28 Radio shtetrore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE? Botuar në radion gjermane DW- Pak muaj më parë, kryeministri i Malit të Zi tha se “dy vende fqinje përpiqen të bllokojnë anëtarësimin e…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Berisha kundër Ramës
  • Dashnor Sula
  • Protestat në Francë
  • Gazetarja e rrëzuar
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Rikthimi i LDK-së
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Berisha kundër Ramës
  • Dashnor Sula
  • Protestat në Francë
  • Gazetarja e rrëzuar
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Rikthimi i LDK-së
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Imzot Frendo: Lutje dhe agjërim që politikanët të mos mendojnë për partinë, por për Shqipërinë

Forum E diel, 26 Shtator 2021 09:03
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Një vendim të paprecedentë ka marrë ditën e sotme Arqipeshkvi i Tiranës dhe Durrësit, Imzot Frendo, duke caktuar një ditë për tu lutur e agjëruar, me shpresën që politika shqiptare të gjejë një zgjidhje për krizën e rëndë që ka kapluar vendin.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Imzot Fredo gjatë celebrimit të Vizitës së Zojës Mari tek Elizabeta, u ka bërë thirrje besimtarëve që të premten e ardhshme të luten dhe të agjërojnë, për zgjidhje paqësore të situatën kritike politike të krijuar në vend, siç e cilëson ai. Duke iu drejtuar politikanëve, Imzot Frendo, apeloi që të gjejnë rrugën e duhur për zgjidhjen e kësaj krize, duke pasur parasysh të mirën e përbashkët më shumë sesa të mirën e partisë ose atë vetjake, dhe duke ndjekur rrugën e dialogut.

Mund t'ju interesojë

Radio shtetrore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

Radio shtetrore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

Para 14 minutash
Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

Para 17 orësh
REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

Para 18 orësh

‘Fatkeqësisht, zërat tanë kanë mbetur si një zë në shkretëtirë dhe po ecim drejt vetëvrasjes së kombit, i cili po përballon probleme që duhet të merren shumë seriozisht, siç është, për shembull, largimi i shumë të rinjve dhe familjeve nga atdheu i tyre. Kjo është varfëria më e madhe që po përjeton vendi ynë sot’, shprehet ai në thirrjen drejtuar besimtarëve, duke shtuar ‘Nxis të gjithë besimtarët e dioqezës sonë që të premten e ardhshme ta mbajnë si ditë agjërimi dhe lutjeje për një zgjidhje paqësore për vendin tonë’, thotë ai mes të tjerave.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Reagimi i Arqipeshkvit të Tiranës dhe Durrësit, Imzot Frendo

Sigurisht se të gjithë ju jeni të vetëdijshëm për situatën kritike që ka përballuar dhe po përballon vendi ynë në këta muaj të fundit. Sa më shumë të zgjasë kjo situatë, më shumë të rënda do të jenë pasojat për shoqërinë tonë.

Ne, si Ipeshkvinj katolikë, si edhe Këshilli Ndër-fetar, kemi shprehur shqetësimin tonë për situatën e krijuar, dhe i kemi bërë apel politikanëve tanë që të gjejnë rrugën e duhur për zgjidhjen e kësaj krize, duke pasur parasysh të mirën e përbashkët më shumë sesa të mirën e partisë ose vetiake, dhe duke ndjekur rrugën e dialogut.

Fatkeqësisht, zërat tanë kanë mbetur si një zë në shkretëtirë dhe po ecim drejt vetëvrasjes së kombit, i cili po përballon probleme që duhet të merren shumë seriozisht, siç është, për shembull, largimi i shumë të rinjve dhe familjeve nga atdheu i tyre. Kjo është varfëria më e madhe që po përjeton vendi ynë sot.

Në Shkrimin Shenjt lexojmë shumë herë se në periudha dhe situata të vështira, populli i Hyjit në Besëlidhjen e Vjetër (domethënë para ardhjes së Jezu Krishtit), por edhe pas ardhjes së Zotit Jezus, besimtarët i janë drejtuar Hyjit me lutje dhe agjërim.

I frymëzuar nga këto mësime nxis të gjithë besimtarët e dioqezës sonë që të premten e ardhshme ta mbajnë si ditë agjërimi dhe lutjeje për një zgjidhje paqësore për vendin tonë.

Kjo ditë, vetëm dy ditë para festës së madhe të Rrëshajeve, do te jetë edhe një ditë përgatitjeje shpirtërore për festën e ardhjes së Shpirtit Shenjt, që Ai, me dhuratat e tij të urtisë dhe të forcës, t’i ndriçojë politikanët tanë për të gjetur rrugën e paqes dhe t’i forcojë për të hequr dorë nga çdo lloj krenarie që i pengon nga rruga e drejtë.

Njëkohësisht u urdhëroj të gjithë famullitarve që atë ditë, e premte, më 7 qershor, të organizojnë në kishat famullitare një adhurim për paqen, për të cilën t’i nxisin besimtarët të jenë të pranishëm.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Radio shtetrore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?
Para 14 minutash

Radio shtetrore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

Korçë, dyshohet se dhunoi një 4-vjeçar në kopsht, arrestohet edukatorja pas denoncimit të nënës
Para 23 minutash

Korçë, dyshohet se dhunoi një 4-vjeçar në kopsht, arrestohet edukatorja pas denoncimit të nënës

Ingrit Gjoni përlotet për humbjen e motrës: “Më është djegur shpirti, ishte si një bombë për mua”
Para 1 ore

Ingrit Gjoni përlotet për humbjen e motrës: “Më është djegur shpirti, ishte si një bombë për mua”

Edhe sot Rama kërkon DIALOG
Para 1 ore

Edhe sot Rama kërkon DIALOG

Më të lexuarat

1 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 12 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

2 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 12 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

3 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 12 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

4 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 15 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.