Inceneratorët, Tabaku: Skemë e pastrimit të parave që kanë shkuar te zyrtarët shtetërorë
Politikë E Hënë, 14 Shkurt 2022 17:57
Kryetarja e Komisionit Hetimor për inceneratorët, nënkryetarja e PD-së Jorida Tabaku, është shprehur se shkeljet e evidentuara nga ky komision janë jashtëzakonisht të rënda. “Sot shkeljet e evidentuara në komision janë jashtëzakonisht të rënda. Bëhet fjalë për një skemë të pastrimit të parave që kanë shkuar në duart e zyrtarëve shtetërorë”, tha Tabaku.