Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 13 Nëntor 2026, 06:01 Horoskopi i ditës, 13 nëntor: Hëna në Bricjapi Horoskopi i ditës sjell një Hënë në Bricjapi dhe një hënë në rritje: ditë për hapa të matur, punë të qetë dhe fjalë të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Shqipëria–Finlanda
  • Italia–Franca
  • Zgjedhjet lokale
  • Veliaj
  • Berisha–Lala
  • Asambleja e PS-së
  • Vendimet e qeverisë
  • Fundi i botës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Shqipëria–Finlanda
  • Italia–Franca
  • Zgjedhjet lokale
  • Veliaj
  • Berisha–Lala
  • Asambleja e PS-së
  • Vendimet e qeverisë
  • Fundi i botës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Inceneratori i Elbasanit, Tabaku: U është bërë presion punonjësve të firmosin kontratat

Politikë E mërkurë, 16 Shkurt 2022 21:28
Inceneratori i Elbasanit, Tabaku: U është bërë presion punonjësve të firmosin kontratat
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kryetarja e komisionit Hetimor për Inceneratorët, Jorida Tabaku akuzon se shteti ka tenderuar para për inceneratorë që nuk ekzistojnë. Në një deklaratë për mediat nga Kryesia e Kuvendit, Tabaku tha se procedurat e ndjekura për inceneratorin e Elbasanit janë në shkelje flagrante me ligjin.

Për Tabakun, Drejtoresha e Agjesisë së Prokurimeve Publike konfirmoi në Komisionin Hetimor që nuk ekziston asnjë procedurë konçesioni për inceneratorin e Elbasanit.

”Ajo që ka ndodhur me proçedurën e Elbasanit që nuk është publikuar, që nuk ekziston, pavarësisht kësaj është paguar nga buxheti i shtetit, është procedura me shkeljen më flagrante. E njëjta gjë me shkelje ka ndodhur me inceneratorin e Tiranës, por njëkohësisht shkelje kanë ndodhur edhe për Inceneratorin e Fierit”.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Deklarata e plotë e nënkryetares së PD, Jorida Tabaku dhe kryetare e Komisonit për Incerenatorët

Sot Drejtoresha e Agjesisë së Prokurimeve Publike konfirmoi në Komisionin Hetimor që nuk ekziston asnjë proçedurë konçesioni për Inceneratorin e Elbasanit. Praktikisht nuk ekziston për shtetin shqiptar Inceneratori i Elbasanit dhe përgjegjës I përfshirë drejtpërdrejt në këtë vendimmarrje është Sekretari I Përgjithshëm I Kryeministrisë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Zonja e cila është sot në detyrë, konfirmoi që megjithëse ata e kanë kundërshtuar proçedurën e koncesionit, ata kanë thënë që kjo që po bëni nuk është ligjore, Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë ka marrë përsipër dhe ka çuar një vendim të këshillit të Ministrave, në Kryeministri, e ka miratuar përa i përket kësaj proçedure konçesionare.

Jo vetëm kjo, por njëkohësisht fakti që, i gjithë Komisioni i Konçesionit për Inceneratorin e Elbasanit, ;por kjo vlen njëkohësisht edhe për Tiranën dhe për Fierin, të gjithë të përfshirë nga i pari deri tek i fundit në vendimmarrje, kanë qenë në shkelje të ligjit, sigurisht me bekimin, miratimin dhe insistimin e ministrave të tyre dhe shefave të tyre.

Ajo që ka ndodhur me proçedurën e Elbasanit që nuk është publikuar, që nuk ekziston, pavarësisht kësaj është paguar nga buxheti i shtetit, është procedura me shkeljen më flagrante. E njëjta gjë me shkelje ka ndodhur me inceneratorin e Tiranës, por njëkohësisht shkelje kanë ndodhur edhe për Inceneratorin e Fierit.

Mund t'ju interesojë

Forumi i Zgjerimit të BE-së mblidhet në Bruksel më 15-16 nëntor: Rama, Spajiç, Mickoski dhe Sandu mes folësve

Forumi i Zgjerimit të BE-së mblidhet në Bruksel më 15-16 nëntor: Rama, Spajiç, Mickoski...

Para 15 orësh
Zelenskyy: Kufizimet e shpejtësisë në Starshield rikthehen, pengohet kapja e dronëve rusë

Zelenskyy: Kufizimet e shpejtësisë në Starshield rikthehen, pengohet kapja e dronëve rusë

Para 18 orësh
Haddad: BE miraton të hënën sanksione të reja ndaj Rusisë, 150 subjekte dhe 50 banka

Haddad: BE miraton të hënën sanksione të reja ndaj Rusisë, 150 subjekte dhe 50 banka

Para 18 orësh

Të tre inceneratorët nuk kanë pasur vlerësimin e ndikimit në mjedis, nuk kanë pasur leje mjedisore, nuk kanë plotësuar kërkesat e ligjit, kanë shkelur me të dyja këmbët ligjin përsa i përket këtyre procedurave, por nga ana tjetër sot zbuluam që institucione zyrtare shtetërore i lanë duart dhe thanë se nuk na kanë përfshirë në këtë aferë.

Përse është përfshirë në këtë aferë vetëm Ministria e Mjedisit, Ministria e Ekonomisë, Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikës. Katër persona kyç i kanë lënë pa përfshirë, siç e kërkon ligji, pa marrë pjesë në vendimmarrje institucionet e tjera. Këta katër persona që kanë kryer këtë procedurë joligjore sot duhet të jenë përpara drejtësisë dhe janë përgjegjës për këtë aferë.

Ne sot dëgjuam në fakt disa pohime shumë të rëndësishme nga Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, dhe unë besoj se e kemi trajtuar çështjen ashtu siç duhet. Këtu nuk bëhet fjalë për incenerimin si një alternativë, por fakti është; Përse u vendos që në Shqipëri të ndërtoheshin tre inceneratorë kur të tre inceneratorët nuk kanë kapacitetin për të mbuluar nevojat që ka Shqipëria.

Përse u vendos t’i jepej një kompanie që nuk ka asnjë ditë eksperiencë në këtë fushë ky proces incenerimi për të tre qytetet. Përse u vendos që kësaj kompanie që duhej të financonte me burimet e veta, që nuk kishte snjë kapital, i dhanë kontratën konçesionare dhe i vendosi si barrë, si hipotekë. Përse u vendos që t’i jipej ky koncesion? Përse Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë vendosi ta kalojë vendimin e Këshillit të Ministrave, të paktën 10 vendime të Këshillit të Ministrave për të tre inceneratorët kur nuk kishte buxheti, janë tenderuar para që nuk ekzistojnë.

Cilat janë tarifat reale që ne po paguajmë. Ne i kemi dhënë përgjigje këtyre pyetjeve shumë të rëndësishme sot dhe sigurisht në ditët e shkuara. Jemi të angazhuar për të vazhduar për ta çuar deri në fund këtë aferë. Ashtu siç kemi provuar që të treja procedurat janë korruptive edhe zbatimi i kontratave është korruptiv. Ministrat përgjegjës dhe stafi i tyre duhet te jene përpara drejtësisë sepse po paguajmë para për procedura korruptive, per kontrata korruptive por me e rëndësishmja para qe kanë shkuar në xhepat e ish zyrtarëve.

Kompanitë e koncensionarit të Elbasanit, të Fierit dhe të Tiranës kanë paguar veten e tyre. Në kemi të gjitha faturat dhe do t’i vendosim në dispozicion. Kanë praguar shpenzime të jashtëzakonshme për incenerator qe nuk ekzistojnë. Kanë paguar shpenzime të papërballueshme për çdo biznes tjetër normal qe punon dhe paguan taksa në Republikën e Shqipërisë. Kanë marrë monopolet për dherat në Tiranë.

Kanë marrë monopole, licenca, kontrata dhe i kanë shtuar punën incenerator të Tiranës
Dhe të gjitha këto në i kemi provuar në komisionin hetimor. Unë i kërkoj sot shqiptarëve të bëjnë durim. Edhe pak ditë kemi në dispozicion dhe të gjithë do të shohin se si ne do të vendosim përpara përgjegjësisë zyrtarët që kanë firmosur dhe njerëzit politike. Asnjë vendim nuk është marrë vetë nga zyrtarët është marrë me vullnetin dhe mbrojtjen politike. Janë thërritur punonjësit në zyrat e shtetit për t’i presionuar per te firmosur per këto kontrata.

Sot zyrtarët që ishin në komision, të gjithe të përfshirë në procesin e koncesionit të Elbasani, të Fierit dhe të Tiranës, të gjithë të friksuar nga ligji, të gjithë të frikësuar nga komisioni hetimor, të gjithë të frikësuar për këtë aferë të jashtëzakonshme. Besoj se përgjegjësit janë të qartë, ne çdo ditë po i denoncojmë faktet. Ditën e premte do vijojmë denoncojmë fakte të tjera që lidhen me zbatimin e kontratës me inceneratorin e Tiranës.

Jemi në pritje njëkohësisht edhe të marrjes së dëshmisë së administratorit aktual të Fierit. Pyetjes kryesore se ku kanë shkuar paratë po i jepet përgjigje me këtë komision hetimor. Të gjithë po kuptojnë që 430 mln euro kanë shkuar në drejtim të paditur, në xhepat e Klodian Zotos, Morel Mertirit, Stela Gugallias të cilët kanë zbrazur edhe llogaritë bankare dhe janë larguar në kërkim ndërkombëtar përpara se të japin përpara drejtësisë dëshmitë e tyre dhe të mbajnë përgjegjësi.

Në emrin tim, në emër të PD ju informoj që do të vazhdoj deri në fund që të hedhim dritë për këtë aferë. Të vazhdojmë të publikojmë faktet siç i kemi publikuar pa asnjë kompromis, pa u intimiduar nga askush vetëm më të drejtën dhe me ligjin ashtu siç kemi bërë në 6 vitet e fundit. Të gjithë qytetarët po e kuptojnë dita ditës Edi Rama, tre ministra dhe kryetar bashkie, njëkohësisht një grup zyrtarësh përgjegjës për këtë aferë po bëhet publike i gjithë grupi kriminal që në kemi denoncuar këtu e vite me parë.

Etiketat e lidhura

jorida tabaku
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Horoskopi i ditës, 13 nëntor: Hëna në Bricjapi
Para 1 ore

Horoskopi i ditës, 13 nëntor: Hëna në Bricjapi

Moti sot: stuhi me rrufe në Tiranë, Shkodër e Gjirokastër
Para 1 ore

Moti sot: stuhi me rrufe në Tiranë, Shkodër e Gjirokastër

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike
Para 8 orësh

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën dipl...

Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare
Para 8 orësh

Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare

Më të lexuarat

1 Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike
Para 8 orësh

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën dipl...

2 Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?
Para 12 orësh

Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?

3 Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin
Para 16 orësh

Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin

4 Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare
Para 8 orësh

Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.