Inceneratori i Tiranës, Dumani me gazetarët: Po hetojmë zbatimin e kontratës

Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani në një bashkëbisedim me gazetarët, ka zbuluar se në çfarë faze janë hetimet për inceneratorin e Tiranës.

Pyetje: Inceneratori i Tiranës. Po hetohet pikë mbërritja e parave. Si po veprohet?

Dumani: Ligji është i qartë. Sigurisht që po hetohet. Inceneratori i Tiranës ka një administrator nga shteti. Ai kujdeset, pagesat shkojnë për llogari të agjencisë. Ka hetim për personat që kanë përfituar nga kjo gjë, dhe vijojnë hetimet për persona të tjerë për pastrim parash.

Pyetje: A po e heton SPAK se si është zbatuar kontrata?

Dumani: Pjesë e hetimit është dhe zbatimi i kontratës.

SHKARKO APP