Incidenti në Shkup, Basha: Nuk ka lidhje me situatën në Shqipëri
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi mbrëmjen e sotme se ngjarjet në Maqedoni nuk kanë asnjë lidhje me situatën aktuale në vendin tonë.
Gjatë një interviste për emisionin ‘Opinion”, lideri i opozitës pohoi se konflikti në Maqedoni kanë marrë përplasje etnike.
I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu se a rrezikon Shqipëria të kthehet në të njëjtën situatë si ajo në Maqedoni, Basha ka deklaruar se kjo nuk ka mundësi të ndodhë. Kjo sepse vendet nuk ndodhen në kushte të njëjta politike.
“Është një ngjarje shumë e rëndë dhe tronditëse. Edhe më tronditëse për ne shqiptarët duke qenë që edhe një numër deputetësh shqiptarë janë sulmuar fizikisht”, është shprehur Lulzim Basha.
Po ashtu Basha ka shprehur mbështetjen për shqiptarët e Maqedonisë dhe për faktorët politike shqiptarë, duke i ftuar ata të qëndrojnë së bashku.
Kandidatura e Presidentit/ Basha: Popullit i shitet një fasadë, por pas qëndrojnë pazaret
Basha deklaroi se ftesa e qeverisë ka qenë e pasinqertë, pasi prej tre muajsh kanë rënë dakord për kandidaturën e Presidentit të Republikës.
Basha tha se në funksion të kësaj janë bërë një sërë lëvizjesh për t’iu shitur publikut si lëvizje në përputhje me realitetin politik, por të imponuara nga protesta qytetare për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Ai shtoi se teatri politik që po luhet tani e katër vite në Tiranë është fasada e Republikës së Vjetër, ku pushtetarët bëjnë gjithçka për pasurinë, pushtetin dhe mbrojtjen e interesave të tyre.
Kreu i PD-së, theksoi se ky është akti i fundit i një qeverisje të dështuar, të inkriminuar dhe mashtruese.
“Prej katër vitesh, qeveria qëndron nën akuzë për korrupsion galopant siç përmendet në raportin e fundit të DASH, përmes tenderave dhe koncesioneve qindra milionëshe, të cilat kanë shkaktuar varfëri të madhe. Qëndron nën akuzë për dekriminalizimin e shtetit, si dhe qëndron nën akuzë për kthimin e Shqipërisë në pikën më të madhe të kultivimit të kanabisit”, tha Basha.
Ai tregoi se Edi Rama dhe kupola e tij kriminale është faktuar si autorja e kësaj gjëndje. Sipas tij, pala tjetër, hera-herës ka mbajtur qëndrime kritike për koncesionet, për tenderat, drogën dhe kriminelët në pushtet, por realisht për asnjë moment nuk ka kondicionuar përveç fjalëve, me votë këtë realitet të përkeqësuar të shqiptarëve.
vijon
KOHA JONË SONDAZH

