Incidenti, PDIU: Nuri Meta s’është përfaqësuesi ynë
PDIU dënon dhunën e ushtruar dhunën e ushtruar ndaj administratorit Nuri Meda, gjatë fushatës elektorale në Dibër.
Përmes një deklarate për mediat, PDIU deklaron se ky është incidenti më i rëndë i shënuar gjatë kësaj fushate elektorale.
“PDIU dënon ashpër të gjitha incidentet elektorale që mund të jenë të dhunshme ose të formës së blerjes së votës”.
Ndërkaq PDIU hedh poshtë pretendimet e Partisë Demokratike dhe informon opinionin publik se zoti Nuri Meda nuk është përfaqësues i PDIU në asnjë lloj niveli politik dhe nuk është emëruar prej saj në asnjë lloj funksioni.
Megjithatë, PDIU thekson se dhuna ndaj gjithkujt është e pajustifikuar, qoftë edhe për një grusht vota më shumë.
PDIU u bën thirrje të gjithë faktorëve politikë të Dibrës që të përfundojnë fushatën dhe të kryejnë zgjedhjet si qytetarë europianë në respekt të Dibrës dhe dibranëve.
“Dëshpërimi i humbjes nuk duhet të shndërrohet në akte dhune, shpifjesh apo cënim të votës së lirë të qytetarëve”.
Në fund, PDIU thekson se “askush nuk guxon të prekë as sot, as në të ardhmen një person politik të Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, të kujtdo niveli qendor apo vendor”.
KOHA JONË SONDAZH

