Indeksi Global, Tabaku: Nga trafiku i qenieve njerëzore tek influencat në politikë, probleme të njëjta

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, duke iu referuar Indeksit Global të Krimit të Organizuar 2023, nënvizon se Shqipëria vijon të ketë të njëjtat problematika me krimin si në vitet e shkuara. Sipas Tabakut, Raporti Global i Krimit të Organizuar 2023, vë në dukje se problemet në Shqipëri, vijojnë të jenë trafiku qenieve njerëzore, trafikimi i narkotikëve etj.

“Shqipëria ka shënuar një tjetër rekord negativ në Indeksin e Krimit me probleme që vazhdojnë të mbeten trafiku qenieve njerëzore; krimi organizuar; vend transit për drogën; influencat kriminale në politikë. Në pak fjalë, të njëjtat probleme si për çdo vit!”, thekson Tabaku.

Ajo bën thirrje që të punohet realisht për zgjidhjen e këtyre problemeve. “A mund të fokusohemi jo në numërimin e tyre, por si mund t’i zgjidhim? Të mos bëjmë sikur punojmë për të përmbushur kriteret e BE, por të punojmë për të përmirësuar realisht situatën për qytetarët? Kjo do qe realisht rruga e duhur për të ndërtuar një Shqipëri për qytetarët”, nënvizon Tabaku.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?